Author: korrektpress

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike kur një kamionçinë niset nga një mbikalim në Rialto të Kalifornisë përpara se të ngrihej në ajër dhe të përplasej në autostradën 210 të premten në mbrëmje.Ndodhi rreth orës 6:30 të mbrëmjes pranë daljes së Ayala Drive, sipas Vanessa Alveal, e cila dëshmoi momentet intensive gjatë rrugës për në shtëpi nga puna.”Duke kaluar pranë urës, pashë kamionçinën duke fluturuar nga ura dhe shtypa frenat, sepse po lëvizja me rreth 100 kilometra milje në orë. Thjesht nuk e dija nëse ishte makinë apo aeroplan, sepse pashë këtë gjë të bardhë të fluturonte para…

Read More

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) do të jetë partner në projektin “Kosovo Energy Project”, një investim mbi 8 milionë euro nga Gjermania dhe Danimarka, që do të implementohet deri në vitin 2028.Projekti synon të mbështesë komunat në tranzicionin drejt energjisë së pastër dhe sjell përfitime të drejtpërdrejta për infrastrukturën lokale dhe efikasitetin e energjisë.Nga ky projekt, komunat e Kosovës do të përfitojnë: Hartimin dhe zbatimin e planeve moderne të energjisë dhe klimës (MECAP) me asistencë teknike dhe softuer profesional. Ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal në standardet e eficiencës energjetike. Mekanizma të rinj financiarë për investime në ndërtesa publike…

Read More

Kompania e Materieve të Rrezikshme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses trajnimin për përdorimin e pajisjeve të avancuara për pastrimin e ujit të kontaminuar, një kapacitet kyç për reagim në situata emergjente natyrore apo njerëzore.Sipas njoftimit, pajisja e re për pastrimin e ujit “WTC-3000 GT është e dizajnuar për trajtim dhe shpërndarje të ujit në rast të kontaminimit të tij nga ndonjë fatkeqësi natyrore apo njerëzore, me ç’rast uji kontaminohet dhe nuk është i sigurt për përdorim”.Kjo pajisje konsiderohet një aset i rëndësishëm për FSK-në, pasi ka kapacitet të bëj trajtimin e ujit deri në 3000…

Read More

Fehmi Kupina është rizgjedhur sot Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ai mbante të njëjtin post edhe gjatë mandatit të kaluar.Kupina, i cili më parë ishte pjesë e LDK-së, kishte dhënë dorëheqje për të themeluar partinë e re “Lidhja për Prishtinën”.Kjo parti arriti të sigurojë katër vende në Kuvendin Komunal, ndërsa Kupina u nominua për të vazhduar drejtimin e Kuvendit.Në votimin e sotëm, Kupina mori 31 vota pro, katër kundër dhe dy abstenime, duke konfirmuar kështu rizgjedhjen e tij në këtë post, raporton Telegrafi. Ai falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim të plotë për funksionim të drejtë…

Read More

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e Policëve të Lagjeve në të gjitha rajonet, me qëllim rritjen e bashkëpunimit me qytetarët dhe forcimin e besimit reciprok. Ky projekt synon të përmirësojë komunikimin, transparencën dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në çështjet e sigurisë publike.Këtë javë, vëmendja është përqendruar te Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan – Stacioni Policor Viti, ku zyrtarët policorë janë në dispozicion të qytetarëve për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm.Zyrtarët e lagjeve dhe zonat e tyre përkatëse janë: Izmer Haziri – Sektori A Zona përgjegjësie: Rr. Tiranës, 2 Korriku, Agim Ramadani, UÇK-së, Lidhja e Prizrenit,…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.Tutje në njoftim thuhet se presidentja Osmani deklaroi se pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.Në këtë kontekst, presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave,…

Read More

Poezi nga: Giovanni Corona Përktheu: Maksim Rakipaj Dhurata pse jemi gjallë, s’është jona. Asgjë s’kemi tonën, as edhe hamendjen që na dallon nga një fije bari. Jeta është shkak me qenë bashkë, krah njëri tjetrit, në tërë këtë vetmi të çmendur, në kërkim buzësh, të vdekur në ndonjë stol, me sy të zbrazët duke këmbëngulur në lajthitjen që jemi gjallë.

Read More

Pas afërsisë që u shfaq ditët e fundit, marrëdhënia mes Toneyt dhe Benitës në Big Brother VIP Kosova duket se ka kaluar në një nivel më fizik.Në orët e para të mëngjesit janë regjistruar skena të nxehta në dhomën e gjumit, ku Toney shihet tejet i papërmbajtur ndaj banores.Ai qëndron mbi të dhe e përqafon ngushtë, ndërsa të dy dukeshin të mbuluar pjesërisht. BBVK/InstagramMegjithatë, Benita ka treguar kujdes për imazhin e saj përpara kamerave.Gjatë këtyre momenteve, ajo i ka tërhequr vëmendjen atij në lojë duke i thënë: “Mos bëj gjeste, se keqinterpretohesh”, duke lënë të hapur dyshimin se çfarë po…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me tekstet që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e tetë, në të cilin kishte informacione të pasakta. Nga BDI thonë se ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës.”BDI shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025. Ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor…

Read More

Më 09 dhe 10 dhjetor 2025, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.Policia e Kosovës njofton se gjatë vizitës do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Për të mundësuar lëvizjen e sigurt të delegacionit dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, disa segmente rrugore do të kenë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore).Gjithashtu, siç thekson Policia e Kosovës, mund të ketë edhe “riorientim të trafikut në rrugë alternative” gjatë këtyre periudhave. Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.Qytetarët rekomandohen të…

Read More