KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

Më 09 dhe 10 dhjetor 2025, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Policia e Kosovës njofton se gjatë vizitës do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Për të mundësuar lëvizjen e sigurt të delegacionit dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare, disa segmente rrugore do të kenë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore).

Gjithashtu, siç thekson Policia e Kosovës, mund të ketë edhe “riorientim të trafikut në rrugë alternative” gjatë këtyre periudhave.

Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Qytetarët rekomandohen të planifikojnë rrugët e tyre me kohë dhe të ndjekin sinjalizimin dhe njoftimet e Policisë për qarkullim të sigurt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.