Author: korrektpress

Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, prej më shumë se një viti është lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona.Megjithatë, presidenti aktual i klubit katalanas, Joan Laporta, nuk e sheh të realizueshme këtë lëvizje në kushtet aktuale. Vlera e kartonit të Alvarez besohet të jetë mbi 100 milionë euro, ndërsa sulmuesi do të kërkonte gjithashtu një pagë të konsiderueshme. Laporta theksoi se cilat kushte duhet të plotësohen që transferimi i mundshëm të bëhet realitet.“Julian Alvarez është një lojtar i shkëlqyer dhe thuhet se do të përshtatej shumë mirë me sistemin e Barcelonës. Por ai nuk është një lojtar për…

Read More

Dy persona janë lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ndërsa katër persona janë arrestuar nga policia lidhur me këtë incident.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë.“Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor, derisa katër janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Policia me njësitet relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin”, tha Gashi.Ai…

Read More

Parlamenti hungarez miratoi me shumicë rezolutën që i kundërvihet anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE) dhe financimit të mëtejshëm të nevojave të saj ushtarake me shpenzimet e vendeve të BE-së.Në total, 142 anëtarë të parlamentit votuan për këtë propozim, 28 kundër, ndërsa katër abstenuan.Në dokument thuhet se Hungaria i kundërvihet anëtarësimit të Ukrainës në BE, duke pretenduar se vendi është në luftë dhe nuk plotëson kriteret për anëtarësim, shkruan kyivindependent.Në rezolutë, parlamenti i bën thirrje qeverisë të mos mbështesë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE.Dokumenti gjithashtu kërkon ndalimin e dërgimit të parave ose armëve për Ukrainën…

Read More

Mbrojtësi i djathtë i Burnleyt, Kyle Walker, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një karriere të gjatë me kombëtaren e Anglisë, për të cilën u aktivizua 96 herë që nga debutimi i tij në vitin 2009.Në deklaratën e tij, Walker shprehu krenarinë për kontributin e dhënë me fanellën e “Tre Luanëve”.“Jam i trishtuar që po e marr këtë vendim, por njëkohësisht jam shumë krenar për gjithçka që kam arritur me Anglinë”, tha mbrojtësi.Futbollisti 35-vjeçar theksoi se përfaqësimi i vendit në pesë turne madhorë dhe arritja në finalet ku ka marrë pjesë kombëtarja angleze kanë qenë…

Read More

Zëvendës ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, ka demantuar informacionet e publikuara lidhur me uljen mjeteve për ndërtimin e Korridorit 8. Sela: Kemi informacione të sigurta se Qeveria bllokon Korridorin 8 dhe në vend të kësaj planifikon të lidh Ohrin me Manastirin dhe Korridorin 10D Ajo thotë se sipas planprogramit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, për vitin 2026 për projektet e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d janë paraparë rreth 103 milionë euro.“Nga këto mjete, mbi 60 milionë euro tashmë janë lëshuar gjatë këtij viti, në mënyrë që kompania realizuese të vazhdojë punimet në terren sipas planprogramit dhe dinamikës…

Read More

Ndërsa Hollywood-i po përgatitet për ceremoninë e 98-të të ndarjes së çmimeve Oscar, e cila do të zhvillohet natën e 15-16 marsit 2026, vëmendja e publikut nuk tërhiqet vetëm nga nominimet dhe tapeti i kuq, por edhe nga paketat e famshme të dhuratave që marrin të nominuarit.Këto çanta luksoze njihen si çanta dhuratash “Të gjithë fitojnë” dhe u jepen aktorëve, aktoreve dhe regjisorëve më të nominuar – pavarësisht nëse fitojnë një çmim apo jo.Shpërndarja e dhuratave nuk organizohet nga Akademia, por nga kompania e marketingut Distinctive Assets nga Los Angeles, e cila ka vite që përgatit këto pako dhuratash. Ideja…

Read More

Juventusi ka nisur bisedimet paraprake për transferimin e mesfushorit portugez Bernardo Silva si lojtar i lirë në fund të sezonit, por klubi torinez po përballet me konkurrencë të fortë nga disa ekipe të tjera evropiane dhe amerikane.Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juventusit e kanë identifikuar 31-vjeçarin si një nga objektivat kryesore për sezonin e ardhshëm, veçanërisht për faktin se kontrata e tij me Manchester City skadon në qershor dhe ai pritet të largohet si lojtar i lirë.Raporti thekson se reprezentuesi i Portugalisë ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin anglez, duke u bërë i disponueshëm…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve për dhunimin e të miturës 11-vjeçares në muajin gusht të vitit 2022.I akuzuari B.Rr., u dënua me 12 vjet burgim, ndërsa katër të tjerët D.Rr., F.S., M.S., dhe M.R., u dënuan me nga 10 vjet burgim.Të akuzuarve, në dënimin me burgim do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar, raporton “Betimi për drejtësi”.Me këtë vendim, të akuzuarit obligohen secili veç e veç që në emër të shpenzimeve të procedurës penale- për paushallin…

Read More

Mesfushori Sandro Tonali mund të bëhet një nga transferimet më të mëdha të verës së ardhshme. Futbollisti 25-vjeçar i Newcastle United ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, pasi edhe gjatë afatit kalimtar së dimrit ishte objektiv i shumë skuadrave elitare.Që nga transferimi i tij te Newcastle, Tonali ka dëshmuar pse konsiderohet një nga mesfushorët më të kompletuar në Evropë. Ai shquhet për organizimin e lojës, intensitetin në rikuperimin e topit dhe lidershipin në mesfushë, cilësi që e bëjnë një lojtar shumë të vlefshëm për çdo ekip të madh.Në mesin e klubeve të interesuara është edhe Real Madrid.…

Read More

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (48) nga fshati Bajnicë e Epërme, komuna e Gostivarit, nën dyshimin për veprën penale “mashtrim”.“SPB-Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (48) nga fshati Banjicë e Epërme, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “mashtrim””.”Gjatë vitit 2025, i dyshuari ka mashtruar një grua duke i premtuar se do të ndërmjetësonte për t’i siguruar vizë për një shtet të huaj, ndërsa në disa raste ajo i kishte dhënë gjithsej 3.000 euro”, thonë nga MPB.

Read More