KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Goditet impianti i prodhimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Rusi

Goditet impianti i prodhimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Rusi

Një seri sulmesh ka goditur fabrikën Kremniy El në qytetin e Bryanskut, Rusi.

Ajo është e njohur për prodhimin e komponentëve të përdorur në sistemet e mbrojtjes ajrore.

Incidenti raportohet të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme në impiant dhe, sipas raportimeve paraprake, ka viktima dhe persona të lënduar.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një bilanc të saktë të dëmeve, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të vlerësuar pasojat e sulmit.

Ky incident vjen në një moment tensioni, duke shtuar shqetësime për sigurinë e objektivave industriale kritike në rajon.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.