Author: korrektpress

Portieri i Tottenhamit, Antonin Kinsky, ka thyer heshtjen pasi u zëvendësua pas vetëm 17 minutash në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid.Të martën mbrëma, Spurs në formë të dobët u mposhtën 5-2 nga gjigantët e La Ligas Atletico Madrid, në stadiumin ‘Riyadh Air Metropolitano’.Igor Tudor mori një vendim të guximshëm duke aktivizuar Kinskyn në vend të portierit zakonisht titullar, Guglielmo Vicario, një vendim që rezultoi i gabuar.Kinsky bëri dy gabime të kushtueshme në 17 minutat e para, ndërsa golat nga Marcos Llorente, Antoine Griezmann dhe Julian Alvarez i dhanë Atleticos një epërsi 3-0. Në këtë moment, Tudor vendosi…

Read More

Action for Mothers and Children (AMC) dhe partneri i çmuar, Cycle Kosovo for Children (CKC), sot dorëzuan një inkubator dhe një shtrat lindjeje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas. Ky donacion do të përmirësojë ndjeshëm kujdesin ndaj nënës dhe të porsalindurit në rajon.“Cycle Kosovo for Children” është më shumë se një turne me bicikleta. Pjesëmarrësit përshkojnë qindra kilometra dhe mijëra metra ngritje në lartësi sepse e dinë se çdo etapë sjell pajisje mjekësore jetë shpëtuese për komunitetet në nevojë,” tha përfaqësuesi i CKC-së, Agim Bilalli.Si pjesë e misionit të saj për të forcuar kujdesin shëndetësor për gratë dhe…

Read More

Në Bashkimin Evropian në vitin 2024 kanë lindur 3,55 milionë foshnja, që paraqet një rënie prej 3,3% krahasuar me vitin 2023. Norma totale e fertilitetit në BE për vitin 2024 është 1,34 fëmijë të lindur gjallë për grua, më e ulët se 1,38 në vitin 2023.Edhe në Maqedoninë e Veriut norma e fertilitetit në dhjetë vitet e fundit është në rënie, duke kaluar nga 1,52 në vitet 2004 dhe 2014, në 1,49 në vitin 2023 dhe 1,44 fëmijë për grua në vitin 2024.Kjo normë është dukshëm nën nivelin 2,1 fëmijë për grua, që konsiderohet i nevojshëm për ripërtëritjen natyrore të…

Read More

Për shkak të një procedurë të përmbarimit për një borxh të vjetër të Komunës së Strugës, është penguar procedura për shitjen e automjetit zyrtar Audi A6, i cili duhej të vendosej në ankand më 16 mars, ndërsa paratë do të përdoreshin për blerjen e një furgoni që do të përdorej nga klubet sportive dhe qendra për fëmijë me nevoja të veçanta.Komuna e Strugës njofton se kryetari i komunës, Mendi Qura, është në komunikim me palët e përfshira me qëllim që procesi të përfundojë në interes të qytetarëve.Realizimi i kësaj vendimi është penguar për shkak të një procedure të përmbarimit lidhur…

Read More

Sulmuesi anësor i Chelseat, Pedro Neto rrezikon ndonjë dënim pas incidentit me një fëmijë gjatë ndeshjes ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.Sipas gazetarit të BBC, Nizaar Kinsella, UEFA ka nisur procedura disiplinore kundër sulmuesit anësor të Chelseat, Pedro Neto.Reprezentuesi portugez dyshohet për sjellje josportive pasi shtyu një djalë që mbledh topa, në minutat e fundit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. E shtyu duke rrëzuar djaloshin që mbante topat, Pedro Neto i kërkon falje dhe bënë diçka të veçantë për të Neto po përpiqej ta kthente shpejt topin në lojë dhe…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lirojnë 172 milionë fuçi nafte nga rezervat e tyre strategjike të naftës, në përpjekje për të ulur çmimet e naftës që janë rritur për shkak të ndërprerjeve në furnizim të shkaktuara nga lufta amerikano-izraelite kundër Iranit, tha sot Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright.Ky i fundit deklaroi se kjo është pjesë e një lirimi më të gjerë prej 400 milionë fuçish nafte, për të cilin më herët gjatë ditës kishte rënë dakord Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Ai shtoi se lirimi i naftës do të fillojë javën e ardhshme dhe se dërgesat do…

Read More

Disa nga linjat ajrore më të mëdha në Azi po rrisin çmimet e biletave të aeroplanit, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme ka rritur ndjeshëm çmimet e naftës dhe ka detyruar udhëtarët të zgjedhin rrugë alternative udhëtimi.Cathay Pacific, AirAsia dhe Thai Airways janë ndër transportuesit që kanë paralajmëruar rritje të çmimeve dhe tarifave shtesë për karburantin, pasi lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka shtyrë lart kostot e energjisë dhe ka kufizuar aksesin në rafineri.Drejtori ekzekutiv i Cathay Pacific, Ronald Lam, tha se kompania planifikon të rrisë mbishpenzimet e karburantit për pasagjerët dhe transportin e mallrave, duke theksuar se çmimi…

Read More

Armir Shahini – Miri dhe Mateo Borri janë përplasur ashpër gjatë ditës së sotme (e enjte).Pas deklaratës së Mirit gjatë Prime-it të kaluar, ku ishte shprehur në dhomën e rrëfimit se kishte pëlqim dhe se e donte Selinën për lojën që ajo bën, Mateo nuk e ka lënë rehat banorin.Gjatë debatit në oborr, Mateo e ka pyetur Mirin nëse ky i fundit do të zgjidhte të ndahej nga bashkëshortja e tij për Selinën. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)Në debat është përfshirë edhe Juela, e cila i është kundërpërgjigjur Mateos duke…

Read More

Liverpooli raportohet se nuk ka asnjë plan të ndahet nga Arne Slot në të ardhmen e afërt, pavarësisht se ky sezon ka mbetur nën standardet e vendosura në edicionin debutues të holandezit në 2024–25.“Reds” panë mbrojtjen e titullit në Liga Premier të shkatërrohej pas një serie të tmerrshme rezultatesh në muajt tetor dhe nëntor, duke bërë që tani objektivi kryesor të jetë përfundimi në pesëshen e parë dhe sigurimi i kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, edhe pse pakënaqësia e tifozëve është rritur për shkak të rezultateve, gazetari David Ornstein zbuloi në “The Athletic FC Podcast” se drejtuesit e Liverpoolit…

Read More

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se komuna ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët për vitin akademik 2025/2026.Sipas tij, ky konkurs është hapur përmes Drejtorisë së Arsimit dhe synon mbështetjen e studentëve nga Komuna e Podujevës në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.“Mbështetja e të rinjve dhe investimi në arsim mbeten ndër prioritetet tona kryesore. Përmes Drejtorisë së Arsimit kemi shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2025/2026”, ka bërë të ditur Bulliqi.Ai ka ftuar të gjithë studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë për të përfituar nga kjo…

Read More