- Alergjia nga pluhuri i shtëpisë: Si t’i lehtësoni simptomat dhe ta mbroni organizmin
- Aroma që ndryshon përshtypjen e parë për shtëpinë: Si ta bëni ambientin të mbajë erë të këndshme pa shpenzime
- Nuk doni prerje të shkurtër? Frizura Charlotte është ndryshimi elegant që do ta shohim kudo
- Nga ekonomia te kultura – çfarë i bën shtetet e BE-së krenare?
- Festuan sikurse e fituan Ligën e Kampionëve, Mikel Arteta e mbron Arsenalin pavarësisht kritikave
- “Mos u ndaj nga tufa”, “nuk jam tufë, jam deputete” – si filloi përplasja e Reshitajt me Gërvallën
- Shpërthimi i Hantavirusit: Çfarë duhet të dini rreth rreziqeve të virusit në det
- Fabjola eliminohet nga Ferma VIP 3, publiko voton kundër saj pas fyerjes skandaloze që i bëri Arbanës në spektakël
Author: korrektpress
Real Madrid siguroi një fitore fantastike 3-0 ndaj Manchester City të mërkurën në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, por nuk ishte një mbrëmje perfekte për Alvaro Arbeloan.Ai tashmë ishte pa lojtarë si Alvaro Carreras, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe për përballjen në stadiumin Santiago Bernabeu, dhe tani duket se është shfaqur edhe një tjetër problem.Mungesa e Carreras bëri që Ferland Mendy të niste si titullar për ndeshjen e dytë radhazi, por pasi luajti 90 minuta në fitoren e së premtes ndaj Celta Vigo, trupi i tij nuk e përballoi ritmin gjatë pjesës së parë…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).Përmes një postimi në rrjete sociale, Vitia e ka cilësuar këtë si një lajm shprese për shumë gra që presin të bëhen nëna.“Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta…
Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.Në këtë rast janë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku së paku janë lënduar dy persona.Telegrafi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.Për më tepër do të njoftoheni pas raportit të Policisë së Kosovës.
Shoferi dhe menaxheri i teleferikut të skive, Qulu Heilmann, ndalet dhe ecën drejt shkëmbinjve të zhveshur në malin jashtë Nuuk, kryeqytetit të Grenlandës.”Mund ta shihni – duhet të ketë borë këtu. Njerëzit duhet të bëjnë ski këtu”, ka thënë ai, duke treguar shpatin shkëmbor pranë aeroportit të qytetit.Ai ka punuar këtu për 25 vjet.Por këtë vit, ai përjetoi diçka të pazakontë. Teleferiku dhe pistat nuk u hapën kurrë. Thjesht nuk ka pasur borë të mjaftueshme.”Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Nuk ka ndodhur kurrë më parë”, citohet të ketë thënë ai. Janari më i ngrohtë i GrenlandësSezoni i bllokuar…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethit te Gorenja, një ndër nyjet më të ngarkuara të trafikut në kryeqytet.Përmes një postimi, Rama ka thënë se kjo ndërhyrje pritet të përmirësojë qarkullimin dhe të funksionalizojë daljen nga Prishtina në drejtim të Gjilanit.“Një nga nyjet më të ngarkuara të Kryeqytetit po merr zgjidhjen që i ka munguar prej vitesh. Kemi filluar punimet për ndërtimin e rrethit te Gorenja, një ndërhyrje që do ta funksionalizojë daljen nga Prishtina drejt Gjilanit dhe do të lidhë më mirë rrugët Nekibe Kelmendi, Richard Holbrooke dhe Xhevat…
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, i cili dje në një seancë në të cilën shqyrtoheshin iniciativat kundër sistemit “Safe City”, tha se SMS porositë duhet të dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase, pasi ajo është gjuha e vetme zyrtare.Nga AZGJ thonë se ky qëndrim i tij është i njëanshëm, tendencioz dhe kundër gjuhës shqipe.”Lidhur me këtë qëndrim të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së është e udhës të reagojë si vijon: Mbase është e vërtetë se në Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, neni 1, thuhet…
Presidenca e Kosovës ka dorëzuar komentet e saj në lidhje me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, të hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në bashkëpunim me ekspertë me përvojë.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Albin Kurti dhe të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e Presidentes.Kjo u konfirmua nga zyra për media e Gjykatës Kushtetuese, përmes Veton Dulas, i cili sqaroi se të dyja kërkesat do të shqyrtohen së bashku, pasi “kanë të njëjtin objekt…
Raportet nga Italia pretendojnë se Juventus është ndër klubet e interesuara për një transferim të mundshëm falas të sulmuesit 37-vjeçar Robert Lewandowski, pasi kontrata e tij me Barcelonën të skadojë në fund të sezonit 2025/26.Lewandowski ka kaluar pothuajse katër vite te Barcelona, pasi iu bashkua gjigantëve të La Liga në një marrëveshje prej 50 milionë eurosh nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar veror të asaj kohe.Në atë periudhë ai nënshkroi një kontratë katërvjeçare, e cila pritet të skadojë këtë verë. Edhe pse thuhet se ekziston një opsion për ta zgjatur marrëveshjen edhe për 12 muaj të tjerë, raportet më të…
Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit Fatmir Shehollit për edhe dy muaj, i dyshuar për spiunazh.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Ajo ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar vazhdimin e masës së paraburgimit për dy muaj të tjerë. Masa do të vlejë deri më 8 maj 2026.Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor 2025 nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit. Hetimet ndaj tij vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Speciale./Telegrafi.
Ministria e Ekonomisë ka mbajtur takimin e tretë të Komitetit Drejtues të projektit “Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e klimës në Kosovë”, projekt i financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, LuxDev.Takimi u hap nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e tranzicionit energjetik dhe në përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike në Kosovë.Sipas saj, përmes këtij projekti po forcohen kapacitetet institucionale dhe po avancohen politikat që synojnë zhvillimin e një sistemi energjetik më…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari