- Tranguj më shumë, punë më pak: Truku islandez që po ndryshon mënyrën e kultivimit
- Amal Clooney shfaqet me fundin e guximshëm që ktheu gjithë sytë nga ajo
- Alergjia nga pluhuri i shtëpisë: Si t’i lehtësoni simptomat dhe ta mbroni organizmin
- Aroma që ndryshon përshtypjen e parë për shtëpinë: Si ta bëni ambientin të mbajë erë të këndshme pa shpenzime
- Nuk doni prerje të shkurtër? Frizura Charlotte është ndryshimi elegant që do ta shohim kudo
- Nga ekonomia te kultura – çfarë i bën shtetet e BE-së krenare?
- Festuan sikurse e fituan Ligën e Kampionëve, Mikel Arteta e mbron Arsenalin pavarësisht kritikave
- “Mos u ndaj nga tufa”, “nuk jam tufë, jam deputete” – si filloi përplasja e Reshitajt me Gërvallën
Author: korrektpress
Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit Fatmir Shehollit për edhe dy muaj, i dyshuar për spiunazh.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Ajo ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar vazhdimin e masës së paraburgimit për dy muaj të tjerë. Masa do të vlejë deri më 8 maj 2026.Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor 2025 nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit. Hetimet ndaj tij vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Speciale./Telegrafi.
Ministria e Ekonomisë ka mbajtur takimin e tretë të Komitetit Drejtues të projektit “Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e klimës në Kosovë”, projekt i financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, LuxDev.Takimi u hap nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e tranzicionit energjetik dhe në përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike në Kosovë.Sipas saj, përmes këtij projekti po forcohen kapacitetet institucionale dhe po avancohen politikat që synojnë zhvillimin e një sistemi energjetik më…
Në anijen amerikane USS Gerald R. Ford (CVN-78) sot shpërtheu një zjarr, i cili ndërkohë është shuar. Dy marinarë kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa anija, sipas informacioneve të para, vazhdon të jetë plotësisht operacionale. Qendra rajonale e mirëmbajtjes e Naval Sea Systems Command po përgatitet të ofrojë mbështetje flotës.Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka publikuar një njoftim në rrjetin social X. “Në USS Gerald R. Ford (CVN 78) më 12 mars ndodhi një zjarr në lavanderinë kryesore të anijes. Shkaku nuk ka të bëjë me veprimet luftarake dhe zjarri është lokalizuar. Nuk ka dëmtime në sistemin e propulsionit, dhe…
Një grup kongresmenësh dhe senatorësh amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur shqetësim për raportimet se administrata e Donald Trump mund të reduktojë praninë e trupave amerikane në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.Në letrën drejtuar Rubios, ligjvënësit amerikanë paralajmërojnë se një reduktim i parakohshëm i forcave amerikane mund të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë veçanërisht Bosnje dhe Hercegovinë.Sipas tyre, në një kohë kur rajoni përballet me tensione politike dhe ndikime të jashtme, ruajtja e niveleve aktuale të trupave amerikane është thelbësore për mbrojtjen e…
Mbi 70% e mjekëve në vend janë përballur me dhunë në vendin e punës. Sipas një ankete të Odës së Mjekëve vitin e kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë paraqitur vetëm dy kallëzime. Rastet më të shpeshta ndodhin në ndihmën e shpejtë dhe në qendrat e emergjencës. Mjekët kërkuan që dhuna ndaj tyre të merr fund dhe institucionet të garantojnë siguri në punë.“Nuk mjekojmë mirë nëse jemi nën frikë, kushtet tona në shtet nuk janë ashtu siç duhet të jenë, nuk jemi në numër të mjaftueshëm në shtet por jemi këtu për pacientët, aq sa jemi, jemi dhe…
Ylli amerikan i muzikës pop, Katy Perry, ka humbur një betejë ligjore për të drejtën e përdorimit të emrit të saj në veshje nga stilistja australiane e modës Katie Perry, pas një beteje të gjatë ligjore që filloi në vitin 2009.Një gjykatë australiane ka vendosur në favor të stilistes pas një mosmarrëveshjeje që ka zgjatur për më shumë se një dekadë. Gjykata arriti në përfundimin se marka e modës “Katie Perry”, të cilën stilistja e përdor për të shitur rroba, nuk shkel ligjin e markave tregtare dhe as nuk dëmton reputacionin e këngëtares së famshme.Stilistja, e lindur si Katie Perry,…
Përfaqësues të ekipit që merret me pastrimin e zonave të kontaminuara nga mjetet shpërthyese kanë prezantuar sot në zyrat e Norwegian People’s Aid Kosovo në Mitrovicë progresin e arritur në terren dhe procedurat që përdoren gjatë operacioneve të pastrimit.Para delegacionit nga ambasada e Japonisë, shtetit që po e mbështet këtë veprimtari, drejtori i organizatës, Claus Nielsen, bëri të ditur se deri më tani janë përfunduar disa detyra në zona të ndryshme, ndërsa aktualisht kanë mbetur edhe nëntë zona për t’u pastruar në pjesën veriore.“Poshtë në Graçanicë, në zonën e trashëgimisë policore, kishim dy detyra që i realizuam – një në…
Një pjesë e rëndësishme e lajmeve për transferimet e Arsenalit doli gjatë barazimit 1-1 të “Topçinjve” kundër Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.Arsenali u shortua kundër skuadrës gjermane në raundin e parë me eliminim direkt pasi e përfundoi fazën e ligës në vendin e parë me një rekord perfekt prej 24 pikësh nga tetë ndeshje.Por skuadra e Mikel Arteta nuk arriti të fitonte në Ligën e Kampionëve për herë të parë këtë sezon, duke marrë vetëm një barazim në stadiumin ‘BayArena’.Sipas një raporti nga L’Equipe në Francë, Arsenali ka…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj akuzave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili pretendoi se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia po krijojnë një “aleancë ushtarake” kundër Serbisë.Në një intervistë për të përditshmen turke Türkiye Today, Rama i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar ato si frikëra të pabazuara që lidhen me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.“Presidenti Vuçiq është dikush me njohuri dhe intuitë të mirë, por ai ka makthin e tij: që është Kosova. Kaq është. Pikë”, deklaroi Rama.Sipas tij, kur ky “makth” ndikon në emocionet politike, mund të çojë edhe në deklarata që nuk kanë kuptim.“Kjo…
Në muajt e ardhshëm, Rusia mund të bëjë një provokim, me shumë mundësi me viktima, kundër njërit prej vendeve të NATO-s në Evropën Lindore për të larguar vëmendjen nga nisja e një ofensive të re në Ukrainë.Ky mendim u shpreh në një intervistë me Ukrinform nga Jarosław Kraszewski, një gjeneral polak në pension dhe drejtues aktual i një kompanie private mbrojtëse (RBL Defence Polska), përcjell Telegrafi.”Unë vlerësoj probabilitetin që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt në afërsisht 75-80 përqind. Mund të jetë në kryqëzimin e Polonisë, Lituanisë dhe Bjellorusisë, ose në Detin Baltik. Ky provokim do të synojë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari