KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, policia nis hetimet

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në Suharekë.

Policia është njoftuar mëngjesin e së premtes, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, nga Emergjenca e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë se një person rreth 52-vjeç është dërguar aty pa shenja jete.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, ka deklaruar se pas pranimit të informacionit Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa, siç ka thënë ai, janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë”- ka thënë zëdhënësi Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit, sipas Bytyqit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.