Author: korrektpress

Kanë mbetur më pak se 16 orë deri në skadimin e ultimatumit të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Presidenti kërkoi që Teherani të rihapë korridorin e transportit detar në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, të shtunën në mbrëmje. Duke dhënë vetëm 48 orë për t’u bindur, ai e paralajmëroi Teheranin se përndryshe SHBA-të do të “godisnin dhe shkatërronin centralet e tij, duke filluar me më të madhin”.Nga ana e tij, Irani këmbëngul që rruga ujore të mbetet e hapur, por jo për anijet e lidhura me “armiqtë e Iranit”.…

Read More

Marco Bezzecchi i Aprilia Racing ka triumfuar në Çmimin e Madh të Brazilit në MotoGP 2026, pas një paraqitjeje dominuese nga starti deri në fund, duke marrë edhe kreun e kampionatit botëror.Italiani mori kontrollin e garës që në nisje, duke kaluar fituesin e “pole position” Fabio Di Giannantonio në kthesën e parë. Pas tyre u rendit Marc Marquez me Ducati Lenovo Factory Team, ndërsa Jorge Martin me Aprilia-n tjetër zyrtare ishte në ndjekje të afërt.Me kalimin e xhirove, Bezzecchi krijoi një epërsi mbi 1.5 sekonda dhe nuk u vu asnjëherë seriozisht në rrezik, duke menaxhuar në mënyrë perfekte ritmin deri…

Read More

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur të dielën rreth orës 20:15, në Leshan të Suharekës. “Leshan, Suharekë / 22.03.2026 – 16:20-20:15. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Krushë të…

Read More

Mbrojtësi sllovak Martin Valjent ka folur për rikthimin e tij te Kombëtarja e Sllovakisë dhe për përballjen e ardhshme ndaj Kosovës, duke veçuar edhe marrëdhënien e tij me Vedat Muriqin.Valjent, i cili numëron 18 paraqitje me Sllovakinë, ka qenë pjesë e pesë ndeshjeve nën drejtimin e trajnerit Calzona, por pa u aktivizuar asnjëherë.“Është kënaqësi që mund të jem sërish këtu dhe me djemtë. Është një emocion pozitiv që mbizotëron dhe jam i lumtur, është një nder i madh.”“Folëm me trajnerin Calzona në telefon të mërkurën, patëm një bisedë konstruktive”, u shpreh Valjent, duke refuzuar të zbulojë arsyet e mungesës së…

Read More

Një banor i Kumanovës ka ndërruar jetë pasi të njëjtit iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë gjatë drejtimit të veturëse dhe doli jashtë rrugës lokale mes fshatrave Klleçovcë dhe Shupli Kamen, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Aksidenti ishte raportuar dje në SPB Kumanovë rreth orës 17:00. Sipas policisë së Kumanovës, automjeti “Daewoo Tico”, i drejtuar nga 64-vjeçari M.D., ka dalë nga rruga pranë vendit të quajtur “Kanton”.Mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Kumanovë konstatoi vdekjen e shoferit në vendngjarje, ndërsa pasagjerja L.D. (57) pësoi lëndime trupore dhe u dërgua në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.“Sipas deklaratës së…

Read More

Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale R.K., Komuna Skenderaj, për shkak të dyshimit të veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Sipas një njoftimi për media thuhet se i pandehuri R.K., më 21 Mars 2026, në restaurantin “Mero” i cili gjendet në fshatin Uglar- Komuna -Fushë Kosovë, ka kanosur seriozisht se do ta vras të dëmtuarin i cili ishte i pranishëm në një dasëm, me fjalët “vetëm qenke…

Read More

Nga: Valerii Zaluzhnyi, ambasador i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe ish-komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comIshte lufta jonë ajo që fillimisht çoi në pamundësinë për të zgjidhur konfliktet në mënyrë diplomatike dhe më pas në shkatërrimin e së drejtës ndërkombëtare – si de jure ashtu edhe de facto.Prishja e ekuilibrit në një pjesë të botës sjell dëshirën dhe domosdoshmërinë për të shkatërruar ekuilibrin në një vend tjetër, dhe kështu me radhë, deri në një luftë globale ose derisa numri i konflikteve lokale t’i afrohet një Lufte të Tretë Botërore për nga…

Read More

Më 24 mars, në ora 18:00, në librarinë Dukagjini pranë sheshit “Nënë Tereza”, do të mbahet promovimi i librit më të ri të autores Ganimete Myftiu, “Nga Errësira në Dritë” – një vepër që sjell një reflektim të thellë mbi identitetin, kujtesën dhe përvojën njerëzore.Ky triptik letrar ndërtohet mbi tri shtylla tematike të ndërlidhura organikisht. Pjesa e parë ndalet te vlerat jo materiale të kulturës shqiptare, të mishëruara në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë në pah parime si nderi, besa dhe mikpritja si themel i identitetit kolektiv. Këto vlera trajtohen si një dritë udhërrëfyese që ka ruajtur shpirtin shqiptar…

Read More

Një person është arrestuar pasi ka kanosur një tjetër në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 21.03.2026 rreth orës 22:30, në Fushë Kosovë. Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në dy vendbanime të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një DVR, një telefon celular, një pistoletë me tre karikatorë me 50 copë fishekë (pistoleta me leje) dhe një karikator i një arme tjetër.”Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kanosur viktimën. Me 22.03.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në dy vendbanime të të…

Read More

Dalja e Ilnisa Agollit në Fan Club ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, sidomos për mënyrën e ashpër si ajo komentoi situatat në shtëpi.Gjatë analizës së saj, ajo përdori ironi ndaj Brikenës, duke e krahasuar me një “dhëmballë të dëmtuar” dhe duke thënë se nuk vjen nga manastiri, duke vënë në pikëpyetje reagimet e saj ndaj afrimitetit me Mateon.Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një tjetër detaj që po qarkullon në rrjet. Screenshot/InstagramNë TikTok janë bërë virale disa pamje të vjetra ku Brikena shfaqet shumë e afërt me Meritonin, ish-partnerin e Ilnisës, në një program televiziv.Ky…

Read More