- Shqiptarët që mund t’i shohim në Ligën e Kampionëve
- Nga jahti luksoz te avioni privat, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez largohen nga Kroacia
- UEFA ndaloi dy ndeshje klasike në Anfield dhe Giuseppe Meazza përpara shortit për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve
- Strakosha dhe Pilios me AEK-un në Ligën e Kampionëve
- Megyn Kelly kritikon Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën si po rrisin vajzën e tyre
- Në tavolinë emrat për presidentin, por jo marrëveshja – Kurti e Abdixhiku vazhdojnë takimet
- Autoritetet saudite lëshojnë “alarm të kuq” për reshje të dendura shiu në pjesë të Mekës
- Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
Author: korrektpress
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se operacionet në veri për armatim dhe municion janë zhvilluar nga 6 deri më 17 gusht, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës.“Me qëllim të parandalimit dhe sekuestrimit të armëve ilegale, Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës dhe Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Luftës, nga data 6 gusht deri më datën 17 gusht ka zhvilluar disa operacione policore për zbulimin e armëve ilegale në zonën e komunës…
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatit Gojan i Madh në Pukë, pasi zjarri iu afrua banesave pasditen e të enjtes. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy helikopterë dhe dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës.Ky ishte urdhri i autoriteteve pasi zjarri iu afrua shtëpive në fshatin Gojan i Madh të Pukës, pasditen e të enjtes.Për shuarjen e flakëve që po shkrumbojnë bimësinë dhe kërcënojnë banesat janë angazhuar dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës.Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Bashkia e Pukës, familjet që do të evakuohen do të akomodohen…
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka diskutuar planet e transferimeve të klubit pas largimeve të Ferran Torres dhe Robert Lewandowski.Deco pranoi se zëvendësimi i Lewandowskit do të jetë veçanërisht i vështirë, duke pasur parasysh rëndësinë e sulmuesit polak për klubin në vitet e fundit.”Dy lojtarë janë larguar – Ferran dhe Robert Lewandowski. Mund ta zëvendësojmë Ferranin me lojtarë të rinj, por zëvendësimi i Robertit është shumë i vështirë. Edhe nëse gjejmë një lojtar të mirë, do të jetë shumë e vështirë sepse ai përcaktoi epokën tonë”, ka thënë fillimisht Deco. Drejtori sportiv i Barcelonës konfirmoi gjithashtu se klubi tashmë ka…
Mosrespektimi i detyrimit ligjor për deklarimin në kohë të pasurisë dhe interesave u ka kushtuar dhjetëra personave të zgjedhur dhe të emëruar nga 300 euro. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit më 29 korrik ka shqiptuar gjithsej 94 gjoba, me vlerë totale prej 28.200 eurosh.Sanksionet u referohen personave që nuk e kanë dorëzuar deklaratën për gjendjen pasurore dhe interesat brenda afatit të përcaktuar me ligj, raporton 4news.mk. Mes të dënuarve ka ish-kryetarë komunash, drejtorë të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike, këshilltarë komunalë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, gjyqtarë, deputetë dhe persona të tjerë të zgjedhur e të emëruar.Në listë janë…
Një incident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në Vlorë, ku një shtetas italian është dëmtuar rëndë pasi dyshohet se është hedhur nga një shkëmb, pak pasi kalon tunelin.Nga informacionet paraprake, shtetasi italian ka pësuar traumë në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës.Mësohet se pacienti është në gjendje të rëndë, ndërsa bluzat e bardha po vijojnë ndërhyrjet mjekësore.Rrethanat e sakta të ngjarjes, si dhe shkaqet që çuan në hedhjen e tij nga shkëmbi, mbeten ende për t’u sqaruar.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, pasi procesi i negocimit të çmimeve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar.Në një njoftim, MASh ka bërë të ditur se katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.“Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë”, thuhet në njoftim.Sipas Ministrisë, pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese do…
Wayne Rooney ka treguar rezultatet e ndërhyrjes kirurgjikale në hundë, pasi u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë karrierës së tij si futbollist.Ish-ylli i Manchester United dhe Anglisë, 40 vjeç, zbuloi në podcast-in e tij se e kishte thyer hundën dy herë gjatë karrierës dhe për vite me radhë e kishte shtyrë ndërhyrjen. Operacionin e kreu së fundmi dhe tha se gjithçka kishte shkuar mirë, edhe pse kishte ende tuba plastikë në hundë gjatë ditëve të para të rikuperimit. WayneRooney u fotografua së bashku me bashkëshorten e tij, Coleen, teksa dërgonin djalin e tyre…
Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të jetë rruga për tejkalimin e ngërçit institucional në Kosovë.Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Gashi tha se LVV dhe LDK kanë numrat e nevojshëm për të arritur një marrëveshje, por sipas tij, kjo varet edhe nga kontrolli që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbi grupin parlamentar të partisë.“Duket që shpëtimi për Kosovën është kjo marrëveshje mes LVV dhe LDK-së. Për shkak të numrave që i kanë”, tha Gashi.Ai vlerësoi se një marrëveshje e tillë mund të arrihet nëse Abdixhiku…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti.Rizvanolli ka shprehur ngushëllime për familjen Ahmeti, të afërmit dhe kolegët e punëtorit.Ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut që urgjentisht të zhvillojnë një hetim administrativ për rastin dhe të sigurohet llogaridhënie e plotë nëse konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë.“Përderisa presim që organet kompetente të hetojnë këtë rast, nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kam kërkuar që urgjentisht të sigurojnë hetim administrativ të rastit dhe llogaridhënie të…
Drita do të jetë nikoqire e Inter Escaldes në kuadër të ‘play-off’-it për Ligën e Konferencës, me ndeshjen që do të startojë me fillim nga ora 20:00.Trajneri i kampionit të Kosovës, Ardian Nuhiu tashmë ka publikuar formacionin zyrtar për këtë sfidë.Nuhiu ka vendosur të luajë me sistemin 4-4-2, duke lënë në bankën rezervë disa emra të rëndësishëm si Arb Manaj, Liridon Balaj dhe Rron Broja.Te Drita nga minuta e parë luan Blerim Krasniqi i cili udhëheq fazën e sulmit, ndërsa në këtë sfidë si sulmues i djathtë është aktivizuar Besnik Krasniqi.Dyshja e mesfushës përbëhet nga Ëilliam Beaten dhe Vesel Limaj,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari