Author: korrektpress

Filmi kosovar “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, do të rikthehet në Prishtinë këtë shtator, ku do të ketë nderin të hapë edicionin e 18-të të PriFest – Prishtina International Film Festival.Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët e festivalit përmes një postimi në Facebook, ku e kanë cilësuar rikthimin e filmit në Kosovë si një moment me rëndësi të veçantë.“Dua” është një histori e lindur në Kosovë dhe e realizuar nga artistë e profesionistë kosovarë, e cila ka udhëtuar përtej kufijve të vendit. Tashmë, filmi do të rikthehet në Prishtinë për t’u prezantuar para publikut kosovar në ekranin e…

Read More

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë mospërputhjesh në prokurimet publike gjatë punës së konviktit studentor “Pelagonia” në Kisella Vodë.Në sy bie blerja e bukës me çmim prej 120 denarë për kilogram.„Pas futjes së evidencës ditore, faturat mujore në vitin 2025 u ulën ndjeshëm krahasuar me vitin 2024. Revizioni konstatoi se me kontratën e re në vitin 2025 çmimi i bukës arriti në 126 denarë/kg, që është dukshëm mbi çmimin e tregut prej rreth 70 denarë/kg, gjë që tregon përdorim joekonomik të mjeteve publike dhe dobësi në kontrollin e prokurimeve publike,“ thekson ESHR.Konvikti ka vepruar me këtë praktikë edhe…

Read More

Më shumë se dy dekada pas debutimit të Bugatti Veyron, një prej makinave që ndryshoi përgjithmonë botën e hipermakinave, marka franceze ka vendosur t’i japë modelit të saj legjendar një jetë të dytë.Bugatti ka prezantuar një Veyron unik, vetëm një ekzemplar në të gjithë botën, të realizuar përmes programit të saj të restaurimit dhe personalizimit La Maison Pur Sang. Projekti bazohet në një prej vetëm 450 Veyronëve të prodhuar gjatë ciklit 10-vjeçar të modelit, transmeton Telegrafi. Por kjo nuk është thjesht një restaurim klasik. Në bashkëpunim me pronarin, Bugatti ka ndërthurur karakterin origjinal të Veyron-it me elemente moderne të frymëzuara…

Read More

Juventusi po shqyrton një lëvizje ambicioze për sulmuesin e kombëtares italiane, Mateo Retegui, ndërsa Luciano Spalletti synon të bëjë edhe një përforcim të fundit në repartin ofensiv para mbylljes së afatit kalimtar të verës.Sulmuesi 27-vjeçar i Al-Qadsiah shihet si një kandidat ideal për ta përforcuar vijën e parë të “Zonjës së Vjetër”, megjithëse paga e tij e lartë vjetore përbën një pengesë të madhe në negociata.Sipas mediumit italian Tuttosport, Retegui është shfaqur si një objektiv i vonshëm i Juventusit, me Spallettin që dëshiron të afrojë edhe një qendërsulmues para mbylljes së merkatos.Megjithatë, “Bianconerët” duhet fillimisht të largojnë Jonathan Davidin përpara…

Read More

Ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka ngjallur dyshime se është në një lidhje të re dashurie.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një mesazh që lë të kuptohet se zemra e saj tashmë i përket dikujt. Në imazhin e publikuar shkruhet “Zemra ime është plot dashuri”, shoqëruar me një ’emoji’ në formë zemre. Foto: InstagramAjo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është shkronja “L” e vendosur në fund të postimit. Ky detaj ka bërë që ndjekësit të aludojnë se partneri i saj mund të ketë një emër që nis me këtë inicial.Megjithatë, Dolce…

Read More

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut pritet të përfundojë brenda kësaj jave.Në këtë lokacion, javë më parë, janë identifikuar disa zona që dyshoheshin si varreza masive.Gara ka bërë të ditur se, pas përfundimit të punimeve në terren, procesi do të vazhdojë me shqyrtimin e mbetjeve mortore dhe analizat e ADN-së, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.“Në kuptimin e gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore është çështje ditësh, në qoftë se jo sot, nesër, pra gjatë…

Read More

Mbreti Charles III mësoi për vendimin e Princ Harryt dhe Meghan Markle për t’u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar vetëm katër ditë para se lajmi të bëhej publik.Sipas burimeve, monarku 77-vjeçar u informua të dielën se djali i tij dhe bashkëshortja planifikojnë të rikthehen në Britani në fund të këtij muaji për një periudhë të zgjatur, por jo përgjithmonë. Çifti nuk ia kishte treguar Charlesit planin gjatë takimit të tyre në Highgrove House në korrik. Foto: Getty ImagesHarry dhe Meghan, të cilët u larguan nga detyrat si anëtarë aktivë të familjes mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosën në Kaliforni,…

Read More

Momente paniku në portin e Cattolica-s në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar dyshohet se pas një konflikti të ashpër me bashkëshorten ka drejtuar makinën me shpejtësi drejt ujit, ndërsa gruaja ndodhej brenda. Të dy kanë mundur të dalin nga automjeti dhe janë shpëtuar nga persona që ndodheshin pranë portit.Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, rreth orës 16:00, në portin e Cattolica-s. Sipas mediave italiane, çifti ndodhej në një Volkswagen Golf kur, pas një debati të fortë, 45-vjeçari shqiptar, banues në San Giovanni in Marignano, drejtoi automjetin me shpejtësi drejt bregut dhe përfundoi në ujërat e portit.Në momentin e përplasjes me ujin,…

Read More

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, vlera e shportës minimale sindikale për muajin gusht 2026 është 68.675 denarë, që paraqet një rritje prej 177 denarësh krahasuar me muajin korrik, kur shporta minimale sindikale ishte 68.498 denarë, njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Të dhënat tregojnë se edhe gjatë muajit gusht, shpenzimet bazë për një familje vazhdojnë të përbëjnë një barrë të konsiderueshme për buxhetin familjar. Sipas përllogaritjeve të LSM-së, pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë ushqimi dhe pijet, për të cilat një familje duhet të ndajë 25.032 denarë në muaj. Kjo kategori mbetet komponenti kryesor i shportës…

Read More

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me katër ndeshje, ndërsa përballja mes derbi mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për një datë tjetër.Java e dytë e sezonit të ri në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet më 21, 22 dhe 23 gusht.Xhiroja nis të premten me përballjen mes Malishevës dhe Drenicës, e cila zhvillohet nga ora 16:30 në stadiumin “Liman Gegaj”.Të shtunën janë në program dy ndeshje. Dukagjini pret Feronikelin ‘74 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ndërsa Ballkani përballet me Vushtrrinë në stadiumin e qytetit në Suharekë. Të dyja ndeshjet nisin në ora 16:30.Të dielën,…

Read More