KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ndërron jetë një person në Kumanovë, iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa voziste

Ndërron jetë një person në Kumanovë, iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa voziste

Një banor i Kumanovës ka ndërruar jetë pasi të njëjtit iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë gjatë drejtimit të veturëse dhe doli jashtë rrugës lokale mes fshatrave Klleçovcë dhe Shupli Kamen, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Aksidenti ishte raportuar dje në SPB Kumanovë rreth orës 17:00. Sipas policisë së Kumanovës, automjeti “Daewoo Tico”, i drejtuar nga 64-vjeçari M.D., ka dalë nga rruga pranë vendit të quajtur “Kanton”.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Kumanovë konstatoi vdekjen e shoferit në vendngjarje, ndërsa pasagjerja L.D. (57) pësoi lëndime trupore dhe u dërgua në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.

“Sipas deklaratës së pasagjeres, M.D. u ndje keq dhe humbi ndjenjat para se të ndodhte aksidenti”, njoftoi SPB Kumanovë.
Sipas urdhrit të prokurorit, trupi i të ndjerit i është dorëzuar për obduksionit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.