- Mickoski: Nuk ka ndryshime kushtetuese, nëse duhet me dakada të presim
- Stenaldo Mëhilli flet për ish-partneren: Ishte shumë e bukur
- DioGuardi mesazh për Kombëtaren e Kosovës: Mezi pres t’ju takoj në Amerikë
- Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
- Historia më e madhe e transferimeve: Kush do të nënshkruajë me Salahun?
- Lëndohet rëndë një këmbësor në Bërvenicë, shoferi arratiset
- “Krevati”, Selin flet për momentin që do ta fshinte nga Big Brother
- Aktivistja Kamberi: Mediat serbe deformojnë kuriozitetin fetar të ushtarëve amerikanë
Author: korrektpress
Debutimi zyrtar i Volkswagen ID. Cross, SUV-it të ri të vogël të prodhuesit gjerman të veturave, po afrohet, me lansimin e tij të planifikuar për vjeshtën e vitit 2026.Deri më tani, e kemi parë vetëm si koncept; këtë javë, u shfaq në formë pothuajse prodhimi, por – duke ndjekur një praktikë tashmë të mirënjohur të Grupit Volkswagen – ende i kamufluar.Ky model është një pjesë e rëndësishme e strategjisë elektrike të markës dhe futet në kategorinë e SUV-ve subkompakte (segmenti B), një nga segmentet më të njohura në Evropë. Volkswagen ID. Cross është në thelb homologu elektrik i T-Cross.Dallimi i…
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi se bisedimet e vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund t’i japin fund luftës.Nafta e papërpunuar Brent, indeksi global i naftës, ra me më shumë se 7% duke u tregtuar nën 99 dollarë për fuçi, pasi u ngjit në 114 dollarë për fuçi më herët gjatë ditës. WTI, indeksi amerikan, ra me 8% në 90 dollarë për fuçi, rreth 10 dollarë më poshtë se sa ishte tregtuar më herët gjatë ditës.”Kam kënaqësinë të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit kanë pasur,…
Në gjysmën e dytë të vitit 2025, gjithsej 80 persona me sigurim shëndetësor, nga radhët e policisë kanë shfrytëzuar 514 ditë pushimi mjekësor, sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Shumica e ditëve të pushimit mjekësor zgjatën deri në shtatë ditë, 171 ishin deri në 15 ditë, ndërsa 83 zgjatën më shumë se 30 ditë.Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, informoi se gjatë kontrolleve, u përcaktuan parregullsi në 29 persona, ose rreth 37 përqind të rasteve të analizuara. Këta persona morën gjithsej 236 ditë pushimi mjekësor, nga të cilat 100 u vlerësuan si të lëshuara në mënyrë…
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se e kanë shikuar nga afër Bujar Pllanën, por i ka uruar suksese për kalimin te Shqipëria.Pllana mori ftesë nga Sylvinho për play-offin e Kupës së Botës, kësisoj u bë lojtari më i fundit që largohet drejt “Kuq e Zinjve” pasi luajti në të gjitha grumoshat e Kosovës.Lidhur me qendërmbrojtësin foli edhe Foda, i cili tregoi se kanë udhëtuar drejt Polonisë për t’ia shikuar disa ndeshje, por meqenëse është vendimi i tij nuk mund të ndërhyjnë. “Bujar Pllana? E kemi përcjellur edhe live në ndeshjet e tij dhe sigurisht kemi vendosur për një grup…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka folur në lidhje me rikonstruimin e qeverisë, si dhe ministrat Fatmir Limani dhe Arben Fetai.I pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodh me Limanin dhe Fetain, Mickoski tha se për disa muaj do të diskutohet për këtë çështje.”E dini se si partnerë koalicioni kemi marrëveshje dhe në maj-qershor kemi paralajmëruar rikonstruimin e qeverisë dhe shumë nga çështjet do të vendosen në tavolinë dhe do të diskutojmë”.Ndërsa sa i përket çështjes nëse Ziadin Sela do të bëhet pjesë e qeverisë, ai tha se për momentin nuk sheh hapësirë për negociata me…
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/
Zara Larsson ka zbuluar se humbi një marrëveshje të madhe prej 3 milionë dollarësh (rreth 2.7 milionë euro) pasi bëri një shaka për abortin në TikTok, e cila shkaktoi reagime të forta online.Këngëtarja 28-vjeçare reagoi ndaj kritikave duke theksuar se nuk pendohet për qëndrimin e saj dhe se nuk do të bashkëpunonte me një markë që nuk ndan të njëjtat vlera, shkruan DailyMail. “Dua të them, kohët e fundit, shakaja për abortin, e cila është shumë qesharake meqë ra fjala, humba një marrëveshje prej 3 milionë dollarëshe”. Ajo shtoi: “Nëse nuk jeni dakord me mendimin tim që gratë duhet të…
Fundjava ka sjellë një gjallëri të veçantë në Gjirokastër, ku turistë vendas dhe të huaj kanë “pushtuar” qytetin e gurtë.Atmosfera festive ndihet në çdo cep, ndërsa rrugicat karakteristike janë mbushur me vizitorë që kërkojnë të zbulojnë historinë dhe bukurinë unike të këtij destinacioni.Një ndër pikat më të vizituara mbetet Kalaja e Gjirokastrës, simboli i qytetit, ku vetëm nga muaji janar e deri më tani numri i vizitorëve ka kaluar mbi 9000. Rritja e ndjeshme e interesit konfirmon edhe njëherë rëndësinë e këtij monumenti historik, që vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota.Ndërkohë, në Pazari i Vjetër i Gjirokastrës bie…
Drejtoresha ekzekutive e STIKK, Vjollca Çavolli, ka folur për rrugëtimin e saj në sektorin e teknologjisë së informacionit, zhvillimin e industrisë së IT-së në Kosovë dhe sfidat që gratë përballen në këtë fushë.Në podcastin më të ri në Telegrafi, “Rrugëtimi” me redaktoren Jehona Hulaj, ajo rrëfeu se interesimi për teknologjinë daton që nga fundi i viteve ’70, kur në Kosovë u hap për herë të parë drejtimi për teknologji të informacionit.“Kam pas dëshirë me qenë programerja e parë femër në Kosovë”, tha ajo, duke shtuar se rrethanat historike ia ndërprenë atë rrugëtim, por jo misionin. “Nëse nuk ke pas mundësi…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari