- Shqiptarët që mund t’i shohim në Ligën e Kampionëve
- Nga jahti luksoz te avioni privat, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez largohen nga Kroacia
- UEFA ndaloi dy ndeshje klasike në Anfield dhe Giuseppe Meazza përpara shortit për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve
- Strakosha dhe Pilios me AEK-un në Ligën e Kampionëve
- Megyn Kelly kritikon Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën si po rrisin vajzën e tyre
- Në tavolinë emrat për presidentin, por jo marrëveshja – Kurti e Abdixhiku vazhdojnë takimet
- Autoritetet saudite lëshojnë “alarm të kuq” për reshje të dendura shiu në pjesë të Mekës
- Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
Author: korrektpress
KRU “Gjakova” ka njoftuar se banorët e fshatrave Osek Hilë dhe Skivjan do të mbesin pa furnizim me ujë të premten nga ora 12:00 deri në 16:00, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.Sipas njoftimit, ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë lidhet me punimet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Instalimi i ujësjellësit Gjakova III për fshatrat Lugbunar, Osek Hilë dhe Skivjan të Komunës së Gjakovës”.Gjatë ditës së sotme, ekipet do të vazhdojnë punimet në kyçjet sekondare, përkatësisht zhvendosjen e tyre nga gypi ekzistues i azbestit në rrjetin e ri me gypa OD315 dhe OD63 milimetra.KRU “Gjakova”…
Operatori ekonomik që po punon në segmentin e Vranidollit të rrugës Prishtinë–Podujevë është penalizuar me 24 mijë euro vetëm për muajin korrik, për shkak të mosrespektimit të planit dinamik të punimeve, ka njoftuar ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.Basha ka bërë të ditur se ka inspektuar sërish punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë, duke thënë se pas marrjes së detyrës kishte zhvilluar takime me mbikëqyrësit dhe operatorët ekonomikë të angazhuar në projekt, pasi afatet, planet dinamike dhe sigurimet e obligueshme kishin skaduar.Sipas tij, pas diskutimeve është arritur marrëveshje për shtyrjen e afateve, me kërkesën që fillimisht të lirohet për qarkullim njëri…
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe përdorur forcë fizike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase e Serbisë.Sipas raportit të Policisë, incidenti ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës 23:45. I dyshuari dyshohet se e ka mbajtur viktimën pa dëshirën e saj në banesën e tij, ndërsa gjatë ngjarjes dyshohet se ka përdorur edhe forcë fizike ndaj saj.”Gjilan / 19.06.2026 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kanosur duke përdorur forcë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Serbisë, të cilën e kishte mbajtur pa dëshirë në banesën…
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se trotuaret, ndriçimi publik dhe sinjalizimi rrugor në rrugën “Arif Gashi” në Llukar janë përmirësuar.Sipas Ramës, ndërhyrjet janë realizuar me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë për banorët dhe pjesëmarrësit në trafik.Punimet në këtë rrugë përfshijnë rregullimin e trotuareve, vendosjen e ndriçimit dhe përmirësimin e sinjalizimit rrugor.Këto ndërhyrje synojnë të krijojnë kushte më të sigurta dhe më të përshtatshme për këmbësorët dhe automjetet që qarkullojnë në këtë pjesë të Llukarit. /Telegrafi/
Drejtoria e Mobilitetit ka njoftuar se është rregulluar paneli i sinjalizimit në vendkalimin e këmbësorëve në Rrugën B në Prishtinë, me qëllim të rritjes së sigurisë për pjesëmarrësit në trafik.Sipas njoftimit, paneli i sinjalizimit është drejtuar dhe fiksuar në pozicion të rregullt, paralel dhe të përshtatshëm me rrugën.Drejtoria e Mobilitetit ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar për të siguruar sinjalizim më të qartë dhe kushte më të sigurta për këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. /Telegrafi/
Një grua është qëlluar në trup nga një plumb qorr. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00, në Lipjan.Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. “Lipjan / 20.08.2026 – 21:00. Raportohet se viktima femër kosovare është qëlluar në trup nga një plumb qorr. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Fenomeni El Nino, i cili po zhvillohet mbi Oqeanin Paqësor, ka të ngjarë të jetë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë, ka paralajmëruar Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar (Met Office).Ky fenomen i fuqishëm natyror klimatik rrit temperaturat globale dhe mund të shtojë rrezikun për kushte ekstreme të motit.I kombinuar me efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, Met Office paralajmëron se është “shumë e mundshme” që viti 2027 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.Po shtohen dëshmitë se modelet e motit në mbarë botën tashmë po ndikohen, me reshje musonike nën mesataren në Indi dhe…
Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, së bashku me përfaqësues të sektorit të IT-së nga ministria, morën pjesë sot në seminarin ,,Digjitalizimi i administratës publike – shkëmbimi i përvojave, praktikave të mira dhe mundësive për bashkëpunim me Republikën e Çekisë”, i cili u mbajt në Sallën Ceremoniale të Qeverisë, në organizim të Ministrisë së Transformimit Digjital.Në seminar, ku u shkëmbyen përvoja ndërmjet institucioneve maqedonase dhe çeke, u theksua rëndësia e transformimit digjital për krijimin e një administrate publike më të suksesshme, më efikase dhe më të sigurt, si dhe për përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe…
Me një rrjet të gjerë pikash të shpërndara në shumë qytete dhe zona të Kosovës, Petrol Company është gjithmonë pranë klientëve, duke u ofruar furnizim të sigurt, shërbim profesional dhe gjithçka që u nevojitet gjatë rrugës.Në Petrol Company, cilësia e derivateve është një nga prioritetet kryesore. Kompania kujdeset që klientët të furnizohen me karburante të kontrolluara dhe të besueshme, të cilat ndihmojnë në funksionimin e mirë të automjetit dhe mundësojnë më shumë kilometra në çdo udhëtim. Kombinimi i cilësisë, çmimit të mirë dhe shërbimit të shpejtë e ka bërë kompaninë një zgjedhje të preferuar për shumë shoferë në të gjithë…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një burrë rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse.Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. /Euronews.al/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari