Author: korrektpress

FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër trajnerit të Egjiptit, Hossam Hassan, menaxherit të ekipit, Ibrahim Hassan, dhe sulmuesit Mostafa Ziko.Federata Egjiptiane e Futbollit konfirmoi me anë të një njoftimi zyrtar, duke deklaruar se procedurat lidhen me komentet e bëra nga tre individët pas humbjes 3-2 të Egjiptit ndaj Argjentinës në Kupën e Botës 2026.Ata thanë se po e ndjekin çështjen dhe do të paraqesin përgjigjet dhe dokumentet ligjore të nevojshme brenda afateve të përcaktuara nga FIFA.“Federata Egjiptiane e Futbollit konfirmon respektin e saj për rregulloret dhe procedurat e FIFA-s. Përgjigjet dhe dokumentet ligjore të nevojshme do të dorëzohen brenda afateve…

Read More

Kryebashkiaku i Komos ka ndaluar ngarjen e biçikletave në zona të caktuara të qytetit historik italian pasi u godit nga një biçikletë elektrike.Alessandro Rapinese tha se ndalimi ishte i nevojshëm për të përmirësuar sigurinë publike. Kjo do të thotë që nga shtatori, çiklistët do të duhet të zbresin nga biçikletat në një zonë prej rreth 30 rrugësh, transmeton Telegrafi.Ai i tha agjencisë italiane të lajmeve Ansa: “Njerëzit veprojnë bazuar në përvojat e tyre dhe unë e di se si është të të godasë një nga këto bisha.”Disa autoritete të tjera lokale në të gjithë Evropën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, kanë…

Read More

Atletico Madridi raportohet se ka ndryshuar qëndrimin për të ardhmen e Julian Alvarezit dhe tani është i gatshëm të negociojë largimin e sulmuesit argjentinas, por vetëm nëse ai transferohet te Arsenali dhe jo te Barcelona.Sipas Mundo Deportivo, Atletico Madridi e ka pranuar se situata rreth Alvarezit është bërë e paqëndrueshme, pasi sulmuesi e ka bërë të qartë, si publikisht ashtu edhe brenda klubit, dëshirën e tij për t’u larguar.Megjithatë, klubi spanjoll vazhdon të mbajë një qëndrim të prerë kundër shitjes së tij te Barcelona.Arsenali mbetet i interesuar për 26-vjeçarin dhe mund t’i ofrojë Atleticos një zgjidhje përmes Viktor Gyokeres, i…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”, lidhur me shitjen e biletave të udhëtimit me aeroplan.Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur gjatë muajit korrik të vitit 2026, kur një person së bashku me familjen e tij kishte blerë bileta për relacionin Hamburg–Prishtinë dhe anasjelltas, në vlerë prej 1 mijë e 150 euro.Pavarësisht pagesës së bërë, viktimat nuk kanë mundur t’i realizojnë fluturimet në asnjërin drejtim.“Si pasojë, ata janë detyruar të shfrytëzojnë fluturime të tjera duke blerë biletat përkatëse, veprim ky që u ka shkaktuar një dëm shtesë prej 1 mijë e…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për zhvillimet e vitit 2004 dhe tensionet në veri të Kosovës, duke treguar se si, sipas tij, ishte parandaluar një përshkallëzim i mundshëm i situatës me Serbinë.Rrëfimi është pjesë e intervistës së fundit të Thaçit para 16 shtatorit në Debat Plus me Ermal Pandurin, datës kur pritet të shpallet aktgjykimi në procesin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.Thaçi ka treguar se në mars të vitit 2004, kur shpërthyen trazirat ndëretnike në Kosovë, ai ndodhej për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.Sipas tij, ai u kthye në Kosovë me aeroplanin…

Read More

Mesfushori anglez, Curtis Jones sapo ka mbërritur në Milano dhe është gati të bëhet lojtari më i ri ri i Interit.Nesër (e premte), më 21 korrik, mesfushori anglez do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me Nerazzurrët. Më pas ai do të udhëtojë për në Qendrën e Mjekësisë Sportive CONI për të marrë certifikatën e tij të përshtatshmërisë sportive dhe procesi do të përfundojë me nënshkrimin e kontratës së tij.@Inter, Curtis Jones è arrivato a Linate pic.twitter.com/nQhPLUeG6Q— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 20, 2026 Jones po transferohet te Interi nga Liverpooli për një tarifë fikse prej 30 milionë eurosh plus 4-5 milionë…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia dhe Rusia synojnë të delegjitimojnë dhe diskreditojnë shtetësinë e Kosovës, duke e lidhur këtë përpjekje edhe me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.Në intervistën e tij të fundit para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, dhënë ekskluzivisht për Debat Plus, Thaçi ka thënë se pas dështimit të përpjekjeve të Serbisë për ta delegjitimuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas tij, fokusi është zhvendosur drejt Këshillit të Evropës.“Liria dhe ndërtimi i pavarësisë së Kosovës ishte e pakapërdishme për Serbinë dhe Rusinë.…

Read More

Bashkimi Evropian ka deklaruar se Ukraina duhet të vendosë vetë se kur do të zhvillojë zgjedhjet, duke respektuar Kushtetutën, legjislacionin vendas dhe standardet demokratike.Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha të enjten, më 20 gusht, se vendimi për organizimin e zgjedhjeve i takon institucioneve ukrainase, transmeton Telegrafi.“Ukraina vetë duhet të vendosë se kur do t’i zhvillojë ato, me respekt të plotë për kuadrin e saj ligjor”, deklaroi Hipper, sipas një korrespondenti të European Pravda në Bruksel.Ajo theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Ukrainën gjatë gjithë procesit zgjedhor, nëse autoritetet në Kiev vendosin të organizojnë zgjedhje.“Ekzistojnë kuadret kushtetuese…

Read More

Sulmuesi i Gjermanisë dhe Stuttgartit, Deniz Undav, ka bërë publike një alergji specifike nga e cila vuan, duke zbuluar gjithashtu se ka kaluar nëpër dy raste që për pak i kushtuan jetën.Gjatë një bisede në YouTube, Undav ndau disa detaje personale nga jeta e tij. 30-vjeçari tregoi edhe për ushqimet e tij të preferuara, duke përmendur Gost u Birinc, një specialitet kurd, Pel, gjethe rrushi të mbushura me oriz, si dhe lahmacun dhe doner qebapin.Gjatë bisedës për ushqimin, diskutimi kaloi te sushi, me ç’rast Undav zbuloi se është intolerant ndaj të gjitha produkteve të detit.“Nuk guxoj të ha karkaleca. Kam…

Read More

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit OCTOPUS, ka reaguar ndaj letrës që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.Në një analizë të publikuar me titullin “Letra e Vuçiq në shtabin e demantimit – Një ankesë drejtuar NATO-s, kundër NATO-s”, Fetoshi vlerëson se letra e presidentit serb paraqet një përpjekje të Serbisë për ta ruajtur kuptimin politik të urës si simbol i ndarjes dhe për ta paraqitur si kërcënim një proces që, sipas tij, NATO e konsideron përmirësim të sigurisë.Sipas Fetoshit, vendimi për…

Read More