Author: korrektpress

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit Kadri Xhemajli, i cili akuzohet për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Paraprakisht, prokurori special Bekim Kodraliu ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”Sipas Kodraliut, i akuzuari ka kuptuar natyrën e veprës penale për të cilën akuzohet, peshën e saj, si dhe përfitimet dhe pasojat që rrjedhin nga pranimi i fajësisë.Prokurori special ka vlerësuar se marrëveshja është lidhur në përputhje me kërkesat ligjore dhe se…

Read More

Kalciumi është thelbësor për kocka, zemër dhe nerva të forta. Mësoni si të dalloni simptomat e mungesës, siç janë dhimbjet e barkut dhe lodhja, dhe si të ndërmerrni hapat e duhur për të mbrojtur shëndetin tuaj.Kalciumi është një mineral thelbësor për kocka, dhëmbë dhe thonj të shëndetshëm, si dhe për funksionimin e duhur të zemrës, nervave dhe muskujve. Nëse trupit i mungon, mund të lindin probleme që shpesh nuk vihen re në shikim të parë.Mungesa afatgjatë e kalciumit rrit rrezikun e osteoporozës, prandaj është shumë e rëndësishme të sigurohet marrja e mjaftueshme e këtij minerali në trupin tonë.Nëse trupit tuaj…

Read More

Nëse jeni në kërkim të një banese praktike, mirë të organizuar dhe në një nga lagjet më të kërkuara për banim në Prishtinë, kjo pronë në Bregun e Diellit ofron kushte të favorshme për një jetë komode dhe funksionale.Banesa ndodhet në rrugën “Parashqevi Qiriazi” dhe ka sipërfaqe prej 71.4m². Prona ka orientim nga lindja dhe perëndimi, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës në hapësirat e brendshme.Banesa ofron një organizim funksional me qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme si për çifte ashtu edhe për persona të vetëm.Prona ka sistem të ngrohjes…

Read More

Me datën 20.08.2026, rreth orës 17:25, në stacionin policor në Kaçanik është paraqitur një ankues, i cili ka raportuar se në fshatin Doganaj, gjatë një mosmarrëveshjeje, ishte kanosur me armë zjarri.Sipas një njoftimi për media thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar dy të dyshuar. Gjatë kontrollit, jashtë shtëpisë, në një hapësirë me barishte, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë) pa fishekë.”Pas intervistimit të personave të dyshuar, i dyshuari B.C, 16 vjeç është ndaluar për 24 orë, ndërsa i dyshuari tjetër madhor është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar…

Read More

Kylie Minogue ka rikthyer një nga pamjet e saj më ikonike të viteve të 80-ta, teksa feston 25-vjetorin e albumit “Fever”, një prej projekteve më të suksesshme të karrierës së saj.58-vjeçarja pozoi për revistën “Perfect” me flokët në kaçurrela të shkurtra, të frymëzuara nga stili që mbante në fillimet e karrierës. Në setin fotografik ajo eksperimentoi edhe me pamje të tjera që i referoheshin periudhave të ndryshme të karrierës, përfshirë prerjen e shkurtër të flokëve nga epoka e albumit “Impossible Princess” të vitit 1997, shkruan DailyMail. Albumi “Fever”, i publikuar në vitin 2001, shënoi një moment vendimtar për Kylie, sidomos…

Read More

Shtatë strategji të mbështetura nga ekspertë mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të bëhet një folës i sigurt në çdo fazë të zhvillimit. Inkurajimi i të folurit është çelësi për ta ndihmuar fëmijën tuaj të arrijë në kohë momente të rëndësishme komunikimi, dhe aktivitete si të folurit, të kënduarit dhe të luajturit ndërtojnë themelet për aftësi të forta gjuhësore që në moshë të vogël, shkruan Parents.com.”Arritjet e komunikimit janë aftësi që fëmijët duhet t’i fitojnë mesatarisht deri në një moshë të caktuar. Këto aftësi ndërtohen mbi njëra-tjetrën dhe na ndihmojnë të vlerësojmë nëse një fëmijë po zhvillohet siç duhet”, shpjegoi Adena…

Read More

Numri i udhëtimeve turistike në mbarë botën pritet të vazhdojë të rritet dhe të arrijë në 2.4 miliardë deri në vitin 2040. Një studim i ri nga Deloitte dhe Google parashikon se Spanja do të kalojë Francën dhe do të bëhet destinacioni më i vizituar në botë.Në vitin 2025, Franca mbajti vendin e parë, duke pritur 102 milionë turistë ndërkombëtarë. Pas saj u rendit Spanja me 96.8 milionë vizitorë.Megjithatë, sipas parashikimeve, deri në vitin 2040 Spanja mund të arrijë në 110 milionë turistë në vit, ndërsa Franca pritet të ketë rreth 105 milionë.SHBA-ja dhe Kina pritet të mbeten në pesëshen…

Read More

Poezi nga: Salvatore Quazimodo Përktheu: Maksim RakipajTani që zbardh dita nata ka shkuar dhe hëna lehtaz tretet në kthjelltësi dhe ndër kanalet perëndon.Kështu jetoj shtatorin në këtë tokë të sheshtë, lëndinat janë të blerta ashtu si luginat në jug kur vjen pranvera. Lashë shokët, zemrën fsheha ndër muret e vjetër që vetëm të rri dhe t’i kujtoj.Sa larg të kam, sa hëna dhe më larg, tani që dita vjen dhe mbi gurët këmbë e kuajve rreh.- Lexo po ashtu nga Salvatore Quazimodo: Poeti dhe politikani (ligjërata e Nobelit, 11 dhjetor 1959)

Read More

Nga thirrjet e humbura te porositë e ngecura dhe katalogët manualë, Creative Hub hap dyert e AI Lab ekskluzivisht për bizneset e sektorit të prodhimit, tekstilit, modës dhe mobilierisë, me 50% bashkëfinancim nga projekti GROW, i financuar nga SIDA dhe implementuar nga Swisscontact në Kosovë.Në vitin 2026, të menaxhosh një kompani prodhuese me procese të vjetra manuale nuk është thjesht lodhje, është humbje direkte e parave dhe e klientëve.Shumë kompani në Kosovë nuk e kanë problem kërkesën apo cilësinë e produktit, por faktin që koha e stafit digjet duke dërguar çmimore manualisht në WhatsApp, duke humbur telefonatat e blerësve me…

Read More

Manchester City ka vendosur synimin për të nënshkruar me mesfushorin 29-vjeçar nga Barcelona, Frenkie de Jong. Holandezi është një lojtar, profili i të cilit gjithmonë i ka pëlqyer Cityt dhe nënshkrimi i një mesfushori tjetër është bërë përparësia e anglezëve para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.Komisioni sportiv i Cityt po përshpejton aktivitetin e transferimeve pasi shiti Rodrin te Barcelona për rreth 70 milionë euro dhe Tijjani Reijnders në Arabia Saudite për 61 milionë euro. Kjo vjen pas largimit të Bernardo Silvës si lojtar i lirë te Real Madridi dhe negociatave të avancuara me Neëcastle për Nico Gonzalez. Për…

Read More