Author: korrektpress

Asamblisti i PDK-së në Fushë-Kosovë, Valon Murseli, ka shprehur shqetësime lidhur me çmimet e disa pozicioneve të përfshira në kontratën për realizimin e një parku në këtë komunë.Murseli ka thënë se që nga seanca e parë e Kuvendit Komunal ka kërkuar që kjo hapësirë t’u kthehet qytetarëve, ndërsa ka vlerësuar investimin për krijimin e parkut.“Që nga seanca e parë kam kërkuar që kjo hapësirë të lirohet dhe t’u kthehet qytetarëve. Sot kjo hapësirë po kthehet në një park për qytetarët, investim të cilin e vlerësoj”, ka shkruar Murseli.Megjithatë, ai ka ngritur pikëpyetje për çmimet e disa prej artikujve të kontraktuar…

Read More

Sot (e premte) është në program për t’u zhvilluar një takim në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me vetëm katër ndeshje, pasi përballja derbi mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për një datë tjetër.Xhiroja nis sot (e premte) me përballjen mes Malishevës dhe Drenicës, e cila pritet të zhvillohet nga ora 16:30 në stadiumin “Liman Gegaj”. Orari i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës, shtyhet derbi Prishtina-Drita Vendasit vijnë në këtë takim pas një fitore të thellë 1-6 në udhëtim te Vushtrria dhe synojnë të vazhdojnë…

Read More

Zakonet e përditshme të mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në shëndetin tuaj metabolik. Sindroma metabolike, një grup gjendjesh që përfshin presionin e lartë të gjakut, rezistencën ndaj insulinës, kolesterolin ose trigliceridet e larta dhe peshën e tepërt, është një problem gjithnjë e më i zakonshëm. Nutricionistët dhe mjekët kanë identifikuar pesë ndryshime të thjeshta në rutinën tuaj të mbrëmjes që mund të ndihmojnë në kontrollin e këtyre faktorëve dhe të kontribuojnë në një shëndet më të mirë, shkruan EatingWell.Shtoni fibra në vaktin tuaj të mbrëmjesPyetja se çfarë të hani për darkë është një mundësi e mirë për të…

Read More

Hapja e çerdhes “Filizat” në Koretin është bërë e ditur nga Komuna e Kamenicës, e cila ka njoftuar se institucioni ka nisur të mirëpresë fëmijët e kësaj ane.Me buzëqeshje dhe të shoqëruar nga prindërit, fëmijët nisën ditën e parë në çerdhen “Filizat”, e cila synon të ofrojë një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për edukim, socializim dhe zhvillim.Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, zyrtarë të kësaj drejtorie, stafi i çerdhes, prindër dhe fëmijë.Drejtoresha e çerdhes “Filizat”, Merita Keqmezi, tha se hapja e këtij institucioni…

Read More

Zjarri i madh në Dukat, i cili ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme, vijon të jetë aktiv.Për përballimin e situatës dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, drejt zonës janë nisur dy avionë, 40 trupa të Forcave të Armatosura, si dhe forcat e Emergjencave Civile të Bashkisë Vlorë dhe shërbimet zjarrfikëse.Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa situata vijon të monitorohet për shkak të përhapjes së flakëve në zonën e mbuluar me shkurre dhe bimësi. /a2cnn/

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë njerëzit në nevojë në mbarë botën, veçanërisht në Gaza dhe t’u japë shpresë atyre që preken nga konfliktet dhe vështirësitë.Në një mesazh me rastin e Ditës Botërore Humanitare, Erdogan tha se Turqia mbetet një nga ofruesit kryesor të ndihmës humanitare dhe theksoi se qasja e saj është e rrënjosur në historinë e vendit dhe në vlerat e lashta qytetëruese të tij.“Sot është Dita Botërore Humanitare. Duke marrë forcë nga historia jonë dhe vlerat e qytetërimit tonë të lashtë, ne vazhdojmë të jemi shembull…

Read More

Beril Pozam dhe Ersin Arici, aktorët që u bënë të njohur si Suna dhe Abidin në serialin turk “Yali Çapkini”, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.Çifti e bëri të ditur lajmin në përvjetorin e dytë të martesës, duke publikuar një fotografi nga dasma dhe më pas një imazh të ekografisë së bebes. Pozam, 30 vjeçe, raportohet se është në muajin e tretë të shtatzënisë, derisa gjinia e foshnjës ende nuk dihet. View this post on Instagram A post shared by Beril Pozam Arıcı (@berilpozam)Dashuria mes tyre nisi gjatë xhirimeve të serialit.Fillimisht u afruan si miq, por marrëdhënia…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.IHK njofton se temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 29 –34 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi 1–5 m/s. Indeksi UV pritet të jetë i lartë deri shumë i lartë, sidomos gjatë intervalit 10:00–16:00, në varësi të vranësirave. Ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i zgjatur në diell duhet të shmanget gjatë orëve me rrezatim më të fortë. /Telegrafi/

Read More

Këngëtarja Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave. Foto: TikTokJessie J u bëri thirrje të gjithëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe nëse dikush tjetër po sillej keq.Kur situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla.“Shumë…

Read More