Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka nisur hetime për veprën penale “Kontrabandë me migrantë”, pasi në rimorkion e një kamioni në Gjilan janë gjetur gjashtë shtetas të huaj.Sipas policisë, rasti është raportuar të premten rreth orës 11:05, pasi është pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion ishin vërejtur disa persona në rimorkio.Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në rimorkio ndodheshin gjashtë persona meshkuj, shtetas të huaj. Ata, së bashku me drejtuesin e kamionit, janë shoqëruar në stacionin policor, ku në procedurë ka qenë i pranishëm edhe prokurori.Pas intervistimit, shtetasve të huaj u…

Read More

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka kërkuar falje te tifozët shqiptarë pas humbjes që pësoi nga Anthony Joshua.Britaniku e nokautoi shqiptarin në raundin e dytë, pavarësisht që ky i fundit e nisi për mrekulli, duke e rrëzuar dy herë në raundin e parë.Prenga ka reaguar për herë të parë, duke thënë se “ishte plani i Zotit” që fitoi Joshua dhe njëkohësisht shfrytëzoi rastin për të kërkuar falje tek shqiptarët.“Urime për të. Nuk ishte mbrëmja ime. Ishte plani i Zotiti që ai të fitonte. Unë jam me të, çfarë ai thotë, unë jam mirë. Mendova se mund ta bëja të njëjtën gjë…

Read More

Shqipëria do të dominohet gjatë gjithë ditës nga moti i kthjellët, ndërsa në disa zona priten vetëm vranësira të pakta kalimtare.Temperaturat minimale do të luhaten nga 11°C në zonat verilindore deri në 21°C në bregdetin jugor, ndërsa maksimalet do të arrijnë 34°C në qytete si Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra. Në Tiranë, Durrës dhe Lezhë temperatura maksimale parashikohet 33°C, ndërsa në Vlorë dhe Sarandë 32°C.Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here do të forcohet deri në 18 m/s.Në det parashikohet valëzim i…

Read More

Një person ka vdekur të shtunën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.Policia ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen. /Telegrafi/

Read More

Leigh-Anne Pinnock ka ndarë me ndjekësit fotografi të reja, ku shfaq barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë me një paraqitje elegante. Ish-anëtarja e grupit Little Mix dhe bashkëshorti i saj, futbollisti Andre Gray, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.Këngëtarja 34-vjeçare u fotografua me një bluzë të bardhë që zbulonte barkun dhe xhinse të zbërthyera, të kombinuara me taka, një shami në kokë dhe bizhuteri, shkruan DailyMail. Krahas fotografive të publikuara në Instagram, ajo shkroi: “Thjesht më pëlqeu shumë kjo pamje.”Leigh-Anne e bëri publik lajmin e shtatzënisë në fillim të këtij muaji përmes një videoje të realizuar në studio…

Read More

Anthony Joshua në orët e mesnatës arriti fitore ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga.Edhe pse Prenga e nisi fuqishëm në raundin e parë për ta hedhur dy herë në dysheme britanikun, ky i fundit u rikthye në raundin e dytë për të fituar me një nokaut.Prenga ishte larg më i mirë në raundin e parë, sidoqoftë fatkeqësisht nuk e tregoi të njëjtën në një raund më pas, me Joshuan që i dha tre goditje para se ta rrëzonte në tokë.Kësisoj, Joshua regjistroi fitore me nokaut për ta siguruar njëkohësisht edhe përballjen me ish-kampionin e botës, Tyson Fury.Për të gjithë ju që…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes dy vetura janë përfshirë në përplasje dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.Në fotografitë e publikuara shihet se automjetet janë dëmtuar rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse të policisë.Deri më tani nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/

Read More

New York Times dhe Axios raportojnë se presidenti amerikan ka vendosur të lërë mënjanë planet për të sulmuar Iranin, pas 13 ditësh sulmesh radhazi.The Times, duke cituar zyrtarë të administratës Trump, tha se vendimi i presidentit erdhi mes shqetësimit se përshkallëzimi i luftës mund të “shteronte në mënyrë të rrezikshme rezervat tashmë të reduktuara të Pentagonit të interceptorëve antiraketë Patriot dhe municioneve të tjera të mbrojtjes ajrore në Lindjen e Mesme”.Ai tha se vendimi pasoi një takim midis Trump, këshilltarëve të tij kryesorë dhe anëtarëve të lartë të kabinetit të tij të premten, transmeton Telegrafi.Axios, duke cituar dy burime anonime…

Read More

Boksieri Anthony Joshua ka treguar klas të madh duke e mbajtur flamurin shqiptar pas triumfit ndaj Kristian Prengës.Britaniku e nokautoi shqiptarin në raundin e dytë, pavarësisht se boksieri jonë e nisi për mrekulli për ta rrëzuar pas vetëm 30 sekondave në raundin e parë.Megjithatë, me disa goditje të forta në raundin e dytë, Joshua s’i dha asnjë shans Pregnës për t’u ngritur dhe vazhduar luftën.Sidoqoftë, menjëherë pas triumfit – Joshua kërkoi që ta festonte me flamurin shqiptar para tifozëve të tij.Ndërkohë, ai edhe përgëzoi Prengën për luftën e mirë, duke shtuar se do të ketë një “të ardhme të mirë”.“E…

Read More

Sot, më 26 korrik 2026, në vend pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat do të jenë më të theksuara përreth zonave malore.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 31°C.Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë. /Telegrafi/

Read More