Author: korrektpress

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në lagjen Tiergarten të Berlinit, një park i madh me të njëjtin emër në kryeqytetin gjerman, pasi një automjet goditi një numër njerëzish.Policia e Berlinit tha se të lënduarit po trajtoheshin në vendngjarje, por nuk tha se sa ishin lënduar. Policia theksoi se po kryen një kërkim intensiv për të dyshuarit.Parku Tiergarten është pranë rrugës së paradës së krenarisë LGBTQ+, Christopher Street Day Parade, transmeton Telegrafi.Auto beim #CSD in Berlin in Menschenmenge gefahren. Der CSD wurde abgebrochen. Situation noch unklar. pic.twitter.com/AlZQ2zrAdQ— Anabel Schunke (@ainyrockstar) July 25, 2026 Policia anuloi marshimin e…

Read More

Në Shqipëri jetojnë mbi 65 mijë qytetarë që janë vetëdeklaruar pjesë e pakicave kombëtare, ndërsa komuniteti më i madh mbetet ai grek me 23.485 banorë.Këto të dhëna janë pjesë e raportit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, të hartuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe të paraqitur në Kuvend nga deputetët socialistë.Sipas raportit, nga 2.402.113 banorë të regjistruar në vend, 2.186.917 janë deklaruar me përkatësi etnike shqiptare. Pas pakicës greke, komunitetet më të mëdha janë ai egjiptian me 12.375 banorë, rom me 9.813, bullgar me 7.057, boshnjak me 2.963, arumun me 2.459, maqedonas me 2.281, serb me 584 dhe malazez me 511…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm, në Bashkinë Kurbin, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.Sipas informacioneve paraprake, V. P., 22 vjeç ka mbetur i plagosur nga të shtënat.I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.Kurbin/Informacion paraprakMë datë 25.07.2026, rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi V. P., 22 vjeç, banues në…

Read More

Momenti kur një ushtar ukrainas nga ulësja e pasme e një aeroplani rrëzoi disa dronë rusë nga një kabinë e hapur.Pamjet treguan një bashkëpilot të Yak-52 të ulur në ulësen e pasme të aeroplanit përpara se të drejtonte pushkën e tij dhe të qëllonte dronët Shahed, transmeton Telegrafi.Pasi qëlloi me pushkën e tij në një moment, një gjurmë e hollë tymi filloi të ngrihej nga krahu i djathtë i dronit, përpara se piloti të fluturonte më afër dhe ai të shpërthente mbi det.Ushtari në ulësen e pasme regjistroi gjithashtu rrëzimin e dronëve armik të cilët shpërthyen në flakë pasi u…

Read More

Kanë kaluar gati dy vjet prej kur është larguar nga implementimi orari i kujdestarive gjatë natës për barnatoret në Prishtinë. Mirëpo, kjo synohet të rikthehet sërish në funksion. Ndërkohë, Oda e Farmacistëve të Kosovës tashmë është pjesë e një grupi punues me Ministrinë e Shëndetësisë, përmes së cilit po synohet që të bëhet orari i kujdestarisë së barnatoreve në gjithë vendin.Orarin gjatë së cilit i ofrojnë shërbime pacientëve e kanë të vendosur në derë.Ndërkohë pas kësaj ore, kjo farmaci në kryeqytet mbyllet, por ka të tjera që punojnë 24 orë, ndonëse nuk e kanë të përcaktuar me ndonjë rregullore.Kësisoj, ka…

Read More

Një djalë po ndihmon një hetim policor pasi një kërcënim i rremë iu bë një aeroplani që po shkonte drejt aeroportit të Mançesterit.Dy Typhoon u ngritën nga Coningsby në Lincolnshire të premten për të kapur fluturimin e Qatar Airways, pasi ai u kërcënua nga ajo që rezultoi të ishte një mashtrim, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.Menjëherë pasi Boeing 777 – fluturimi 23 nga kryeqyteti i Katarit, Doha – hyri në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar të premten në mbrëmje, ai u kap nga aeroplanët luftarakë mbi Nottingham.Nats, ish-Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror, tha se mori kërcënimin rreth orës 6…

Read More

Bebe Rexha dhuroi një performancë spektakolare në edicionin e sivjetmë të Tomorrowland, duke elektrizuar mijëra adhurues të muzikës në një prej festivaleve më të mëdha të Evropës.Artistja shqiptaro-amerikane u ngjit në skenën Freedom Stage, ku interpretoi disa prej hiteve të saj më të njohura, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë dhe duke marrë ovacione të shumta nga publiku.Faqja zyrtare e Tomorrowland në rrjetet sociale publikoi disa fotografi nga performanca e Bebe Rexhës, ku ajo u shfaq plot energji, ndërsa publiku këndonte dhe vallëzonte së bashku me të. View this post on Instagram A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)Para performancës,…

Read More

Gëzof i argjendtë, sy të konturuar natyrshëm dhe karakter i përkryer: Burmilla, macja që edhe qentë e duan si shoqeE butë, lozonjare dhe shumë e lidhur me familjen, kjo racë tërheq vëmendjen jo vetëm me pamjen luksoze, por edhe me temperamentin e qetë dhe shoqëror.Burmilla është një racë macesh që tërheq vëmendjen që në shikim të parë me gëzofin e shndritshëm, sytë e mëdhenj e shprehës dhe elegancën karakteristike. Pas kësaj pamjeje të rafinuar fshihet një mace me natyrë të butë, e lidhur me familjen dhe gjithmonë e gatshme për lojë.Raca lindi krejt rastësisht në fillim të viteve ’80 në…

Read More

Real Madridi raportohet se është i gatshëm të shqyrtojë largimin e Vinicius Juniorit gjatë kësaj vere, nëse Arsenali e konkretizon interesimin e tij me një ofertë të madhe financiare.Sipas Daily Mail, bisedimet për rinovimin e kontratës së brazilianit kanë ngecur dhe nuk kanë shënuar asnjë përparim gjatë 12 muajve të fundit.Vinicius, i cili ka hyrë në sezonin e fundit të kontratës së tij me klubin madrilen, po kërkon një pagë të ngjashme me atë të Kylian Mbappes, futbollistit më të paguar në skuadër, si dhe një bonus të majmë besnikërie. Nga ana tjetër, Real Madridi nuk dëshiron të rrezikojë ta…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kryeqyteti do të rishqyrtojë çdo formë të bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale me BIRN Kosovën, pas publikimit të një opinioni me pseudonimin “Lule Gjeli” në Kallxo.com.Rama ka kërkuar nga BIRN Kosova, Kallxo.com, Internews Kosova dhe drejtoresha Jeta Xharra sqarime për autorin e opinionit, kohën dhe natyrën e bashkëpunimit, si dhe nëse autori është paguar për publikimet.Ai ka kërkuar që sqarimet të bëhen publike deri të hënën, duke paralajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit institucional nëse përgjigjet nuk i përmbushin, sipas tij, standardet e transparencës. Kërkohet hetime për profilet e dyshuara të rreme në Facebook Ndërkohë,…

Read More