KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kontrabandë me migrantë, 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Kontrabandë me migrantë, 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Policia e Kosovës ka nisur hetime për veprën penale “Kontrabandë me migrantë”, pasi në rimorkion e një kamioni në Gjilan janë gjetur gjashtë shtetas të huaj.

Sipas policisë, rasti është raportuar të premten rreth orës 11:05, pasi është pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion ishin vërejtur disa persona në rimorkio.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në rimorkio ndodheshin gjashtë persona meshkuj, shtetas të huaj. Ata, së bashku me drejtuesin e kamionit, janë shoqëruar në stacionin policor, ku në procedurë ka qenë i pranishëm edhe prokurori.

Pas intervistimit, shtetasve të huaj u janë lëshuar vërtetime për akomodim në përputhje me procedurat dhe më pas janë liruar.

Ndërkohë, edhe drejtuesi i kamionit, i cili dyshohet në këtë rast, është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.