KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Diell dhe temperatura të larta sot në Shqipëri

Diell dhe temperatura të larta sot në Shqipëri

Shqipëria do të dominohet gjatë gjithë ditës nga moti i kthjellët, ndërsa në disa zona priten vetëm vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 11°C në zonat verilindore deri në 21°C në bregdetin jugor, ndërsa maksimalet do të arrijnë 34°C në qytete si Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra.

Në Tiranë, Durrës dhe Lezhë temperatura maksimale parashikohet 33°C, ndërsa në Vlorë dhe Sarandë 32°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here do të forcohet deri në 18 m/s

.Në det parashikohet valëzim i forcës 2-4 ballë.

Në përgjithësi, dita e sotme pritet të jetë e favorshme për aktivitetet në natyrë, megjithëse gjatë orëve të mesditës dhe pasdites rekomandohet kujdes për shkak të temperaturave të larta. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.