- Xhiro e 33-të fillon me derbin e kryeqytetit: Prishtina e Re dhe Prishtina luajnë në Hajvali
- Hapet televotim për Fabjolën – a duhet të vazhdojë të qëndrojë në Ferma VIP
- Trump: “Operacioni Liria” do të pezullohet
- Trump tregon synimin “kryesor” me luftën në Iran
- Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
- Firmat turke synojnë rreth 8 miliardë dollarë në kontrata eksporti, gjatë ekspozitës së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore në Stamboll
- Bebe Rexha publikon imazhe provokuese nga pushimet: Me një trup mesatar, po krijoj probleme të mëdha
- E enjtja sjell mot stabil dhe temperatura deri në 25°C
Author: korrektpress
Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet një fluturim tjetër për evakuimin e qytetarëve në linjën Dubai – Shkup.Duke pasur parasysh se përgatitjet dhe detajet për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi sa më shpejt të jetë e mundur, deklaron Ambasada.Regjistrimi, tregon Ambasada, mund të bëhet në kontaktet e mëposhtme – Ambasada…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është e gatshme të bashkëpunojë me çdo udhëheqës të Hungarisë që nuk është aleat i Vladimir Putinit.Zelensky i bëri këto komente gjatë një bisede me gazetarët, raporton një korrespondent i Ukrinform, përcjell Telegrafi.”Gjëja më e keqe është se qeveria hungareze e sotme po përhap ndjenja anti-ukrainase në shoqërinë hungareze. Kjo është e keqe për të gjithë. Ne jemi fqinjë. Dëmton ekonomitë e të dy vendeve, ekonominë dhe biznesin e pasluftës, marrëdhëniet tregtare dhe marrëdhëniet midis popujve tanë. Kur marrëdhënie të tilla midis fqinjëve krijohen artificialisht, asgjë e mirë nuk vjen prej tyre.…
Labinot Tahiri ka reaguar pas rastit të fundit të Gjestit me pronarin e kompanisë muzikore “Onima”, Erkand Shabanin.Labi thotë se me Erkandin punon prej shumë vitesh dhe kanë realizuar bashkë shumë klipe.E në anën tjetër, këngëtari ferizajas thekson se Gjestin dhe historinë e tij e njeh nga Big Brother, por jo edhe nga afër. Foto: InstagramArtisti kërkon që të ulen gjakrat e tensionet mes tyre e të pajtohen me njëri-tjetrin.Fjalimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):”Mirdita njerëz të mirë, ju përshëndes nga zemra. Dua të përshëndes shokun tim, mikun tim që punoj shumë moti me të, Erkandin që kemi bërë…
Organizimi i maturës shtetërore në ambientet e shkollave të mesme duket se do të jetë shqetësim serioz edhe këtë vit për drejtuesit e disa shkollave. Kjo për shkak të bartjes së bankave dhe karrigeve, nga klasat në korridoret e shkollës dhe sallat e edukatës fizike. Në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup maturën shtetërore e kanë paraqitur 375 nxënës që nënkupton se 375 banka dhe po aq karrige do të barten nga punonjësit e kësaj shkolle. Nga ky institucion arsimor vlerësojnë se rikthimi i provimeve të maturës në klasa është zgjidhja e duhur dhe efikase.“Ka qenë një maltretim jashtëzakonisht i…
Tirana po kalon një moment të vështirë, duke luftuar për mbijetesë këtë sezon në Kategoria Superiore, por sulmuesi i talentuar 19-vjeçar Donat Mehmeti duket si një fije shprese për ekipin nga kryeqyteti.Me ardhjen e trajnerit Orges Shehi, sulmuesi që më parë ka qenë pjesë e KF Llapi dhe FC Prishtina ka fituar besimin dhe minutat te Tirana.Edhe pse kishte debutuar më parë, në dy ndeshjet e fundit me Shehin në stol ai ka zhvilluar dy herë nga 90 minuta. Në përballjen e fundit ndaj KF Bylis, ku Tirana u rikthye te fitorja, Mehmeti ishte ndër më të mirët në fushë.Ai…
Me ftesën e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together (FFT), Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të FFT i cili do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit, më 24 dhe 25 mars.”Pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion krijon mundësi të jashtëzakonshme që nxënësit dhe fëmijët tanë të përfitojnë nga projektet, programet dhe inovacionet e kompanive më të njohura amerikane të teknologjisë, përfshirë platforma të avancuara digjitale, inteligjencë artificiale dhe mjete…
Një lajm i rëndësishëm për Familjen Mbretërore Shqiptare është bërë publik sot (e diel) përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale nga vetë Princ Leka. Njoftimi konfirmon një moment të ri dhe domethënës në jetën e tij personale dhe në historinë e Oborrit Mbretëror Shqiptar.Ceremonia është zhvilluar në mënyrë private, duke ruajtur solemnitetin dhe karakterin intim të kësaj ngjarjeje familjare. Foto: FacebookMegjithatë, lajmi është ndarë publikisht si një moment gëzimi dhe për miqtë e familjes mbretërore në mbarë botën.Postimi zyrtar (pa ndërhyrje):”Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar mbrëmë iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë iftar morën pjesë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si dhe përfaqësues të tjerë nga Bashkësia Islame e Kosovës.Sipas Kurtit, në këtë darkë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, përfshirë kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe ministra të tjerë.Kurti uroi muajin e Ramazanit për përfaqësuesit e BIK-ut dhe për të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar se ky muaj vë në pah vlerat më të larta njerëzore si sakrifica, vetëdisiplina dhe solidariteti.Ai gjithashtu falënderoi myftiun Tërnava…
Barcelona është shumë pranë një tjetër fitoreje në kampionat, pasi po udhëheq bindshëm 3-0 ndaj Sevilla FC pas përfundimit të pjesës së parë.Skuadra katalanase e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e nëntë, kur Raphinha realizoi për 1-0, pasi paraprakisht ishte akorduar një penallti për vendasit. Braziliani u tregua i saktë sërish nga pika e bardhë në minutën e 21-të, duke dyfishuar epërsinë e Barcelonës në 2-0. Presioni i Barcelonës vazhdoi gjatë gjithë pjesës së parë dhe në minutën e 38-të erdhi edhe goli i tretë. Dani Olmo përfitoi nga një pasim i mirë brenda zonës,…
Në ditëlindjen e tij të 60-të, Erolld Belegu, ka bërë një surprizë të paharrueshme për partneren e tij, nutricionisten Diola Dosti. Çifti është bashkë prej një kohe dhe gjatë kësaj periudhe kanë shijuar çdo moment të kaluar së bashku, duke ndërtuar një lidhje të fortë dhe të mbushur me dashuri.Mes emocioneve, buzëqeshjeve dhe një atmosfere magjike, Erolld u ul në gjunjë dhe i kërkoi Diolës të bëhej bashkëshortja e tij. Foto: Instagram Përgjigjja nuk vonoi dhe ishte ajo që të gjithë prisnin: një “PO”, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre të përbashkët.”Thashë PO…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari