KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Gashi: Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, beson se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, megjithëse në koordinimin e sotëm me grupet parlamentare u diskutua miratimi i Kodit Zgjedhor, i cili është pjesë e axhendës së reformave që Maqedonia duhet të përmbushë në pjesën e procesit të integrimit evropian.

“Sipas mendimit tim, nuk duhet të ketë zgjedhje dhe jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kjo është intuita ime politike”, deklaroi Gashi në konferencën e sotme me gazetarët.

Ai shtoi se e”EMajta” kërkoi në takimin koordinues zhbllokimin e miratimit të Ligjit Zgjedhor dhe sipas tij, grupi i punës ekziston dhe është mirë që kjo çështje po hapet për të zhbllokuar punën e Kuvendit.

“Është mirë që po ngrihet si temë, duhet të bëhen përpjekje për të miratuar ligjin”, tha Gashi.

Kur gazetarët e pyetën se sa ka përparuar miratimi i ligjeve të tjera të rëndësishme, siç janë Kodi Penal dhe Ligji për Përfaqësim të Drejtë, dhe se publiku ka përshtypjen se Kuvendi nuk po e bën punën për të cilën ekziston, ai tha se po bën gjithçka që është në fuqinë e tij për të zhbllokuar punën, por se kjo ende varet nga deputetët dhe partitë politike që kanë përfaqësuesit e tyre atje./Telegrfi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.