KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

15 të arrestuar me urdhëresa gjykatash gjatë një jave në rajonin e Ferizajt

15 të arrestuar me urdhëresa gjykatash gjatë një jave në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë periudhës 7-13 shtator 2026 ka raportuar disa raste penale dhe ka ndërmarrë masa për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve në rajon.

Sipas raportit javor, gjatë kësaj periudhe janë raportuar pesë raste të vjedhjeve, prej të cilave tri kanë ndodhur në Ferizaj dhe dy në Shtime.

Ndërkohë, në rajonin e Ferizajt është raportuar edhe një rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në Ferizaj.

Në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave, Policia ka arrestuar 15 persona të kërkuar nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

Qytetarët mund të raportojnë rastet kriminale drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia ka theksuar se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve do të ruhet. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.