Author: korrektpress

Deri më sot, në vend janë regjistruar gjithsej tetë raste me ethet e Nilit Perëndimor, shtatë prej të cilave janë konfirmuar në laborator dhe një është klasifikuar si i mundshëm, sipas raportit të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).Sipas raportit, pesë raste të reja u konfirmuan në korrik, me dy pacientë që kishin simptoma që filluan në qershor dhe një në maj. Rasti i fundit u regjistrua të enjten e javës së kaluar.Nga totali i rasteve të regjistruara, gjashtë janë vendase dhe janë regjistruar në Shkup dhe Veles, ndërsa një pacient nga Shkupi ka një histori udhëtimi në Greqi,…

Read More

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Valon Prebreza ka njoftuar se është bërë një hap drejt renovimit dhe rikthimit në funksion të Shtëpisë së Kulturës në këtë komunë.Prebreza, së bashku me Ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar objektin e Shtëpisë së Kulturës, për të parë nga afër gjendjen e saj.Sipas tij, për 27 vite nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për renovimin dhe mirëmbajtjen e këtij objekti me rëndësi për jetën kulturore të komunës.“U dakorduam që të ndërmarrim hapat e nevojshëm për renovimin dhe rikthimin e këtij objekti në funksion të plotë, duke krijuar kushte më të mira për…

Read More

26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth 100 pasagjerë po prisnin me emocion fluturimin e tyre me Concorde, aeroplanin më të shpejtë të pasagjerëve në botë.I quajtur “zogu i bardhë”, aeroplani supersonik premtonte t’i çonte udhëtarët nga Parisi në New York për pak më shumë se tre orë, një kohë e paarritshme për aeroplanët tradicionalë.Shumica e pasagjerëve në bord ishin gjermanë dhe do të udhëtonin drejt New Yorkut, ku më pas do të nisnin një udhëtim turistik drejt Ekuadorit. Atmosfera në kabinë ishte e…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet S.M., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Sipas aktakuzës së ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ngjarja ka ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 12:07, në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës.Sipas Prokurorisë, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, dyshohet se ka bllokuar rrugën me traktor dhe më pas ka shtënë disa herë me armë automatike të tipit AK-47 në drejtim të autobusit që drejtohej nga…

Read More

Blue Ivy Carter ka tërhequr vëmendjen gjatë një daljeje familjare në koncertin e Lauryn Hill, ku u shfaq përkrah prindërve të saj të famshëm, Beyonce dhe Jay-Z, si edhe ish-anëtares së Destiny’s Child, Kelly Rowland.14-vjeçarja u komentua gjerësisht për stilin e saj, i cili i ngjante shumë pamjes ikonike të Beyoncé gjatë viteve 2000. Me flokët kaçurrela, syze dielli vintage dhe aksesorë të artë, Blue Ivy u cilësua nga fansat si një “kopje” e nënës së saj, shkruan DailyMail. Ndërkohë, Beyonce zgjodhi një paraqitje më të thjeshtë, me një bluzë të gjerë me mbishkrimin “Hamptons”, kapelë bejsbolli dhe syze dielli,…

Read More

Armando Broja vazhdon të përballet me probleme fizike, pasi sulmuesi shqiptar do të mungojë edhe për disa javë për shkak të një lëndimi të ri.Mungesa e tij në ndeshjen miqësore që Burnley e zhvilloi ndaj Ajaxit ngriti pikëpyetje, pasi emri i 24-vjeçarit nuk figuronte në listën e lojtarëve dhe nuk kishte pasur raportime paraprake për ndonjë problem fizik.Pas humbjes 2-1 në Holandë, trajneri i ri i Burnleyt, Nicky Hayen, sqaroi situatën dhe konfirmoi se Broja nuk ishte lënë jashtë për arsye teknike, por për shkak të një lëndimi.“Broja ka një lëndim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”,…

Read More

Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimet e shkaktuara gjatë ditës së sotme kanë lënë pasoja edhe në automjete.Një Golf 5 ka pësuar dëme të konsiderueshme pasi është përfshirë nga sasia e madhe e ujit gjatë përmbytjeve. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë gjendjen e automjetit pas depërtimit të ujit, ndërsa dëmet materiale në veturë duken të dukshme. Situatë e rënduar në Rahovec, reshjet e dendura shkaktojnë vërshime Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme në disa zona, duke ndikuar në qarkullim dhe duke shkaktuar dëme në prona e automjete. /Telegrafi/

Read More

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Gjakovën më 27 korrik kanë shkaktuar dëme në disa zona, ndërsa një nga më të prekurat raportohet të jetë fshati Brekoc.Sipas raportimit të TV Syri Vision, uji ka depërtuar në shtëpinë e familjes Rajaj, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vështirësuar jetën e banorëve.Pronari i shtëpisë, Nuri Rajaj, ka treguar se pas reshjeve të mëdha uji ka hyrë në pjesën e brendshme të objektit, duke dëmtuar pajisje të ndryshme. Zjarrfikësit intervenojnë në Brekoc të Gjakovës pas reshjeve të dendura “Uji ka hyrë në shtëpi dhe na ka shkaktuar dëme të mëdha. Janë dëmtuar…

Read More

Drejtori i Ansamblit Kombëtar Shqiptar në RMV, Jetmir Rexhepi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo me të cilin kemi diskutuar për kulturën në vend, institucionin që ai drejton, si dhe tema tjera.Rexhepi tha se ka qenë i punësuar si këngëtar në Ansambël, por kur është emëruar drejtor ka parë problemet që ka pasur institucioni. Ai tha se në Ansambël mungon kuadri dhe duhet të bëhen punësime të reja.”Kur kam hyrë si ushtrues detyre drejtor, kam pasur mision që të gjithë ata punëtorët që kanë qenë jashtë duhet të futeshin brenda. Derisa ministri ka thënë që kjo do të…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdoi kërcënimet e tij kundër Iranit, pavarësisht një armëpushimi të përkohshëm. Ai postoi një sërë imazhesh të gjeneruara nga Al në llogarinë e tij në Truth Social, të cilat tregojnë shkatërrimin dhe sekuestrimin e anijeve dhe infrastrukturës energjetike iraniane, raporton The Times of Israel.Postimet pasuan dy ditë qetësie relative në Lindjen e Mesme, pas 13 ditësh sulmesh ajrore intensive ndaj Iranit dhe hakmarrjes iraniane. Pentagoni ndaloi fushatën e bombardimeve të premten në mbrëmje dhe nuk u raportuan sulme të reja amerikane gjatë fundjavës.Irani ka pezulluar gjithashtu sulmet ndaj vendeve fqinje me baza amerikane, të cilat…

Read More