Author: korrektpress

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se forcimi i kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e operacioneve paqeruajtëse mbetet një nga prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes.Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci njoftoi se majori Driton Haxhiaj ka përfunduar me sukses Kursin e Komandantit të Kontingjentit të Operacioneve Paqeruajtëse, të organizuar nga Qendra Japoneze për Trajnim dhe Kërkim për Operacionet Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNTRC), në Tokio të Japonisë.“Forcimi i kapaciteteve profesionale të FSK-së në fushën e operacioneve paqeruajtëse është një nga prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci.Ai…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare, ku do të zhvillojë takimin e tij të parë me kryeministrin e ri Andy Burnham që nga zgjedhja e tij.”[Unë kam] mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Agjenda ime përfshin takime me kryeministrin Andy Burnham, si dhe me luftëtarët tanë që janë aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë ata që morën pjesë në ushtrimet Sea Breeze”, tha presidenti ukrainas.Zelensky u prit, ndër të tjerë, nga ambasadori i Ukrainës në Londër, Valerii Zaluzhny, transmeton Telegrafi.Zelensky vuri në dukje se gjatë viteve të luftës në shkallë të plotë, Ukraina ka…

Read More

Këngëtarja spanjolle, Ana Mena, ka vendosur t’u japë fund zërave për një lidhje të mundshme me futbollistin e Ferran Torres. Thashethemet për një aferë mes tyre janë shtuar ditët e fundit, pas disa momenteve ku të dy janë parë në të njëjtin event, si dhe pas disa detajeve që fansat i kanë interpretuar si sinjale të mundshme, përfshirë edhe fanellën me numrin 7 që Ana kishte veshur gjatë festave të kombëtares spanjolle.Pas gjithë diskutimeve në rrjete sociale, këngëtarja u pyet nga gazetarët gjatë mbërritjes së saj në aeroportin Adolfo Suarez-Barajas në Madrid. Ana u tregua e qartë që në fillim,…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Shkup urdhëroi kryerjen e procedurave hetimore kundër gjithsej katër personave në posedim të të cilëve u zbuluan sasi të caktuara të drogave narkotike gjatë fundjavës, duke përmbushur kështu elementët e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.”Hetimi i parë përfshinte një baba dhe një bir, të moshës 50 dhe 19 vjeç, të cilët së bashku mbanin rreth pesë kilogramë marihuanë në shtëpinë e tyre në rrugën “Brigada Makedonsko-kosovska”, të paketuara në disa çanta dhe të destinuara për shitje të mëtejshme. Gjatë kontrollit të shtëpisë…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.M., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Sipas aktakuzës, më 11 qershor 2026, rreth orës 12:07, në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i pandehuri, i armatosur me një armë automatike të tipit AK-47, fillimisht ka bllokuar rrugën me traktorin e tij dhe më pas ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të autobusit që drejtohej nga V.S., ku pasagjerë ishin edhe…

Read More

Irani ka lëshuar një paralajmërim të ri për Bullgarinë pasi vendi ballkanik lejoi Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e tij ushtarake, duke përshkallëzuar tensionet diplomatike midis Teheranit dhe Sofjes.Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se “ata që marrin vendime në Bullgari duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimin e rrezikshëm për të pritur një avion amerikan të furnizimit me karburant në bazat e tyre ushtarake”.Deklarata shtoi se Teherani beson se ky nuk është një rast i izoluar, duke pretenduar se vendime të ngjashme janë marrë më parë për të…

Read More

Drejtori i ashtuquajtures Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka akuzuar Policinë e Kosovës, apo si e ka quajtur ai “Policinë e Kurtit” se kanë ndërmarr masa “të panevojshme” ndaj komunitetit serb gjatë përkujtimit të festës së Manastirit të Kryeengjëjve të Shenjtë në Prizren, duke e cilësuar si “represion”. Petkoviq pretendoi se “qëllimi ishte të krijohej një Gazimestan i ri”, duke përdorur një narrativë të njohur politike të Beogradit që synon të paraqesë institucionet e Kosovës si kërcënim ndaj komunitetit serb. E narrative serbe të tilla kohën e fundit janë intensifikuar kundër Kosovës. Ishte ministrja serbe, Snezhana…

Read More

Propozimi i ribalancit të plotësuar për Buxhetin e vitin 2026 siguron mjete shtesë për përshpejtimin e investimeve kapitale, mbështetjen e bujqësisë, komunave dhe realizimin e prioriteteve zhvillimore të Qeverisë, si dhe plotësimin e pandërprerë të detyrimeve ligjore.Ndryshimet e propozuara janë të destinuara drejt vazhdimit të politikave për stabilitetin ekonomik, zhvillimin dhe menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, gjatë parashtrimit të plotësimit të Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026 para deputetëve në Kuvend.Ministrja theksoi se plotësimi i Propozimit përfshin ndryshimet e propozuara nga Qeveria, si dhe amendamentet që u pranuan gjatë…

Read More

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor. Artistja ka bërë të ditur se është gati të publikojë këngën “Melek”, por vendimi për datën e lansimit do të varet nga reagimi i publikut.Përmes një postimi në Instagram, Fifi u ka bërë thirrje ndjekësve të saj të tregojnë sa shumë e presin këngën e re. Foto: InstagramAjo ka vendosur një objektiv të qartë: nëse postimi arrin mbi 20 mijë pëlqime, 3 mijë shpërndarje dhe më shumë se 2 mijë komente, “Melek” do të publikohet që të nesërmen.Përveç kësaj, këngëtarja ka…

Read More

Zëdhënësi i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) – Partia e Vojvodinës, Aleksandar Marton, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se po e përdor Ushtrinë Serbe për qëllime politike, duke vlerësuar se veprimet e tij përfaqësojnë një rikthim të narrativave nacionaliste të viteve 1990.Në një reagim publik, Marton tha se Vuçiq po e poshtëron dhe po abuzon me ushtrinë me qëllim të, siç u shpreh ai, “ruajtjes së strukturave kriminale”, duke e shndërruar një institucion shtetëror në instrument të propagandës politike.Kritikat e tij u fokusuan në ceremoninë e promovimit të oficerëve më të rinj të Ushtrisë Serbe, ku…

Read More