Author: korrektpress

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së.Sipas njoftimit të partisë, vendimi është marrë pas përfundimit të procedurave statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.LDK-ja ka bërë të ditur se Sekretariati i Përgjithshëm ka verifikuar nënshkrimet e dorëzuara nga delegatët dhe ka konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës së delegatëve, i nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.”Pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit, Kryetari…

Read More

Ish-reprezentuesi i Francës, Emmanuel Petit, beson se Harry Kane nuk ka më gjasa ta fitojë Topin e Artë, duke argumentuar se sulmuesi anglez nuk arriti të bëjë diferencën në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.Anglia e përfundoi Kupën e Botës 2026 në vendin e tretë, pasi u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale, përpara se ta mposhtte Francën me rezultatin spektakolar 6-4 në ndeshjen për vendin e tretë.Kane realizoi gjashtë gola gjatë turneut, me golin e tij të fundit që siguroi fitoren ndaj Meksikës në fazën e 1/16-ës.32-vjeçari kishte zhvilluar një sezon fantastik me Bayernin para Botërorit, duke shënuar 61 gola…

Read More

Autoritetet indiane kanë pezulluar një oficer policie i cili qëlloi me pushkë automatike në ajër për të shpërndarë një protestë studentore në shtetin lindor të Biharit gjatë fundjavës, e fundit në një seri protestash të të rinjve që kanë çuar tashmë në dorëheqjen e ministrit federal të arsimit, raporton Reuters.Policia po përballet me akuza për përdorim të tepruar të forcës gjatë protestave, duke përfshirë rrahjen e studentëve me shkopinj gome dhe përdorimin e gazit lotsjellës në përpjekje për të ndaluar një marshim prej dhjetëra mijëra njerëzish që marshuan drejt ndërtesës së parlamentit në New Delhi më 20 korrik.Studentët dhe dëshmitarë…

Read More

Nga VLEN thonë se sipas një sondazhi të fundit janë partia më e madhe në bllokun shqiptarë.”Në sondazhin e fundit, të realizuar në muajin qershor, Instituti për hulumtim Stratum R&D, konfirmon se VLEN-i është partia e parë te shqiptarët.Në pyetjen: nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, për cilën parti politike do të votonit, 34% janë deklaruar për VLEN-in, ndërsa vetëm 30% për BDI-në.Kjo është anketa e dytë që e nxjerr VLEN-in para BDI-së, brenda 2 muajve.Rezultatet e këtij sondazhi janë tregues i qartë është se qytetarët po e ndajnë politikën e rezultateve nga politika e propagandës.Dy vite punë konkrete kanë…

Read More

Nëna e këngëtarit Oliver Tree, Christine Begin Nickell, ka ndarë detaje prekëse nga biseda e fundit me të birin, vetëm një ditë para se ai të humbte jetën në aksidentin tragjik me helikopter në Rio de Janeiro të Brazilit, më 14 qershor.Gjatë një ceremonie përkujtimore të mbajtur në Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz, ajo tregoi se e kishte kontaktuar Oliverin për ta pyetur nëse po i qëndronte premtimit për të lënë duhanin. Sipas saj, artisti e telefonoi menjëherë në FaceTime dhe me humor i nxori tymin e cigares përballë kamerës, por mbi të gjitha dukej “i lumtur dhe i…

Read More

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Rahovecin kanë shkaktuar vërshime në disa zona, ndërsa pamje të publikuara në rrjete sociale shfaqin një situatë të rrezikshme, ku një grua përfshihet nga rrjedha e fuqishme e ujit.Pamjet tregojnë momentin dramatik gjatë përmbytjeve, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e personit të përfshirë në këtë ngjarje. Situatë e rënduar në Rahovec, reshjet e dendura shkaktojnë vërshime Ekipet emergjente janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga reshjet intensive. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë apel te qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rendin dhe qetësinë publike, veçanërisht gjatë orëve të natës.Sipas njoftimit të Policisë, qëllimi i këtij apeli është krijimi i një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, duke shmangur veprimet që shkaktojnë zhurmë të panevojshme dhe shqetësojnë banorët përreth.Policia ka rikujtuar se, sipas Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, zhurma e tepërt që dëgjohet nga personat e tjerë gjatë orareve të përcaktuara me ligj përbën kundërvajtje dhe ndëshkohet me gjobë.Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë bërë të ditur…

Read More

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën rrugore në disa zona, ndërsa një veturë ka mbetur e bllokuar pasi ka rënë në një gropë të krijuar nga vërshimet në rrugën “Asllan Kleçka”.Si pasojë e dëmtimit të rrugës, automjeti nuk ka mundur të vazhdojë lëvizjen, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për gjendjen e infrastrukturës pas reshjeve intensive.Gropa e krijuar paraqet rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë segment rrugor. Vërshimet në Rahovec lënë pas vete gropa të mëdha Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes,…

Read More

Mesfushori i Spanjës, Dani Olmo, ka hedhur poshtë kërkimfaljen e ndihmësit të trajnerit të Argjentinës, Roberto Ayala, duke e akuzuar atë se nuk po merr përgjegjësi për incidentin që ndodhi pas finales së Kupës së Botës 2026.Olmo ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës gjatë turneut dhe luajti deri në minutën e 75-të në finalen ndaj Argjentinës, para se Ferran Torres të shënonte golin e fitores në vazhdime.Pas përfundimit të ndeshjes, festimet e Spanjës u shoqëruan me përplasje mes futbollistëve dhe anëtarëve të të dyja skuadrave. Një nga incidentet më të përfolura ishte ai mes Olmos dhe Roberto…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve të reja.Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se në takim ka theksuar nevojën për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve funksionale dhe ruajtjen e stabilitetit politik.”Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka deklaruar se ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së për nevojën e institucioneve funksionale dhe…

Read More