KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shtëpia e Kulturës në Fushë Kosovë pritet të rinovohet pas 27 vitesh

Shtëpia e Kulturës në Fushë Kosovë pritet të rinovohet pas 27 vitesh

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Valon Prebreza ka njoftuar se është bërë një hap drejt renovimit dhe rikthimit në funksion të Shtëpisë së Kulturës në këtë komunë.

Prebreza, së bashku me Ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar objektin e Shtëpisë së Kulturës, për të parë nga afër gjendjen e saj.

Sipas tij, për 27 vite nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për renovimin dhe mirëmbajtjen e këtij objekti me rëndësi për jetën kulturore të komunës.

“U dakorduam që të ndërmarrim hapat e nevojshëm për renovimin dhe rikthimin e këtij objekti në funksion të plotë, duke krijuar kushte më të mira për aktivitetet kulturore dhe komunitetin tonë”, ka shkruar Prebreza.

Ai ka theksuar se Fushë Kosova meriton hapësira moderne dhe të përshtatshme për kulturën, artin dhe qytetarët e saj. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.