KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme në Brekoc të Gjakovës, uji depërton në shtëpi

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme në Brekoc të Gjakovës, uji depërton në shtëpi

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Gjakovën më 27 korrik kanë shkaktuar dëme në disa zona, ndërsa një nga më të prekurat raportohet të jetë fshati Brekoc.

Sipas raportimit të TV Syri Vision, uji ka depërtuar në shtëpinë e familjes Rajaj, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vështirësuar jetën e banorëve.

Pronari i shtëpisë, Nuri Rajaj, ka treguar se pas reshjeve të mëdha uji ka hyrë në pjesën e brendshme të objektit, duke dëmtuar pajisje të ndryshme.

“Uji ka hyrë në shtëpi dhe na ka shkaktuar dëme të mëdha. Janë dëmtuar makina e larjes së rrobave, nxehja qendrore dhe pajisje të tjera. Edhe muret janë mbushur me ujë, ndërsa gjashtë dyer janë prishur nga depërtimi i ujit”, ka thënë Rajaj.

Ai ka bërë të ditur se ky problem nuk është i ri për banorët e kësaj zone dhe se situata është përsëritur vazhdimisht ndër vite.

“Ky problem po vazhdon prej më shumë se 10 vitesh. Sa herë ka reshje të mëdha kemi dëme, ndërsa deri tani nuk është ndërmarrë ndonjë masë konkrete për ta zgjidhur këtë problem”, ka deklaruar Rajaj për TV Syri Vision.

Banorët e Brekocit kanë kërkuar nga institucionet kompetente që të ndërhyjnë dhe të marrin masa parandaluese, në mënyrë që situata të mos përsëritet pas çdo reshjeje të madhe. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.