Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i siguruar atij mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.
Qeveria e re u votua me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas votimit të Qeverisë, 15 anëtarë të kabinetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre si deputetë të Kuvendit, pasi një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të ministrit apo anëtarit të Qeverisë.
Si rrjedhojë, mandatet e liruara nga ministrat pritet t’u kalojnë kandidatëve të tjerë nga lista e LVV-së, raporton Telegrafi.
Deputetët e rinj të LVV-së pritet të jenë:
- Naim Bardiqi
- Fitim Haziri
- Ilir Qeriqi
- Egzon Azemi
- Mimoza Shala
- Arsim Ademi
- Luan Aliu
- Fatos Geci
- Adelina Trshana
- Ejup Ahmeti
- Filiz Mustafa
- Arijeta Rexhepi
- Agon Batusha
- Fahrush Rexhepi
- Elvira Ibrahimi Hoti
Ndryshe, përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti.
Kryeministër: Albin Kurti
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim: Fikrim Damka
Ministër i Financave: Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike: Lulëzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrulla Çeku
Ministre e Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Elbert Krasniqi
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: Mimoza Kusari
Ministre e Ekonomisë: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Rasim Demiri
Me votimin e Qeverisë së re, Kuvendi ka bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa në proces mbetet edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës.
Megjithatë PDK-ja ka bërë të ditur se në kërkesën që synon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese do të përfshijë jo vetëm çështjen e konstituimit të Kuvendit, por edhe formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/