Vetura e ardhshme elektrike me katër dyer Mercedes-AMG GT është një nga projektet më ambicioze të kompanisë, nëse jo më e madhja.
Vetura ka shumë karakteristika për të ofruar jo vetëm performancën që pritet nga një AMG, por edhe për të fituar mbështetjen e atyre që nuk e pëlqejnë motorin elektrik, të cilët thjesht nuk mund ta imagjinojnë një nga këto makina pa një motor me djegie të brendshme të fuqishme.
AMG po punon shumë që ta bëjë të duket si një veturë me benzinë.
AMG publikoi një video që na jep një pamje prapa skenave se si po teston veturën e saj të re elektrike, duke lënë të kuptohet se çfarë do të jetë e aftë të bëjë dhe çfarë duhet për të përsosur manovrimin e saj. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com