Rreth 18.000 shtëpi dhe biznese në të gjithë Irlandën mbetën pa energji elektrike, pas erërave të forta dhe reshjeve të dendura.
Kompania e furnizimit me energji elektrike ESB Networks tha se ekipet e saj po punonin për rikthimin e energjisë, pasi moti i keq shkaktoi ndërprerje të shumta, veçanërisht në jug dhe jugperëndim të vendit.
Kompania u bëri thirrje konsumatorëve të kontrollojnë vazhdimisht faqen e saj të internetit për përditësime lidhur me ndërprerjet e energjisë dhe kohën e rikthimit të furnizimit.
Në disa pjesë të Munsterit, provincës jugore të Irlandës, priteshin reshje të tjera të dendura dhe stuhi.
Në pjesën tjetër të vendit, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik Met Eireann, dita e sotme pritej të karakterizohej nga intervale me diell dhe reshje, ndërsa kushtet e motit u përshkruan si të kthjellëta dhe të freskëta.
Temperaturat pritej të arrinin nga 14 deri në 18 gradë Celsius.
Autoritetet u këshilluan banorëve në zonat e prekura të tregojnë kujdes gjatë udhëtimeve dhe të jenë të vëmendshëm ndaj ndërprerjeve të tjera të mundshme të shkaktuara nga moti. /AA/