KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Forcimi i kapaciteteve ushtarake, efektivët shqiptarë stërviten në SHBA për mirëmbajtjen e helikopterëve Black Hawk

Forcimi i kapaciteteve ushtarake, efektivët shqiptarë stërviten në SHBA për mirëmbajtjen e helikopterëve Black Hawk

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se një grup efektivësh të Forcës Ajrore Shqiptare po marrin pjesë në një trajnim të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Stërvitja po zhvillohet në bazën ajrore të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe ka në fokus teknikën dhe procedurat e mirëmbajtjes së helikopterëve modernë ushtarakë të tipit Black Hawk (UH-60). Shkëmbimi i përvojës dhe ekspertizës me homologët amerikanë synon ngritjen e mëtejshme të standardeve profesionale të ushtarakëve tanë.

Partneriteti strategjik dhe rritja e ndërveprueshmërisë

Ky proces stërvitës konsiderohet si një hap tjetër i rëndësishëm në kuadër të marrëdhënieve bilaterale ushtarake mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Ky trajnim është vijimësi e rritjes së bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë, me synim zhvillimin e mëtejshëm profesional, operacional dhe rritjen e ndërveprueshmërisë së efektivave tanë,”, ka theksuar Gjenerallejtënant Arben Kingji në deklaratën e tij.

Shtimi i kapaciteteve për mirëmbajtjen e mjeteve ajrore garanton rritjen e gatishmërisë operacionale të Forcës Ajrore dhe përmbushjen me sukses të misioneve ushtarake e civile./RTSh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.