Poezi nga: Anaïs Nin
Përktheu: Maksim Rakipaj
E njoh vetminë më mirë se kushdo në botë,
ja përse të përgjigjem aty për aty
kur më rrëfen
ç’njerëz të vegjël ke përqark.
I mbaj mend çastet dhe vendet pa jetë.
Duhet të rrish aty se s’bën?
Duhet me gjithë shpirt të përpiqesh
e t’i lesh vendet e zbrazët, të vetmuar.
Jeta është shumë e çmuar.
Kur kthej kryet pas, mirë po e kuptoj
se jemi vetë ne që krijojmë fatin tonë
dhe gjithë të këqijat që sjell plogështia jonë.
Kurrë mos e prano varfërinë e jetës.
E di, vështirë të përballësh të panjohurën,
a një tjetër punë të gjesh,
a ndryshëm të jetosh.
Por nëse varet vetëm prej teje,
zbrazëtinë mos e prano.