Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Fetai do të mbajë nesër në mbrëmje një takim të jashtëzakonshëm me strukturat nga i gjithë vendi.
Nga kjo parti theksojnë se, si ndër kontribuuesit dhe sakrifikuesit më të mëdhenj për krijimin dhe mbajtjen gjallë të VLEN-it, po hedhin hapin e radhës drejt themelimit të VLEN-it si subjekt politik.
Informacionet se edhe ASH po shkon drejt shkrirjes në VLEN, i konfirmoi edhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ai tha se ASH duhet të jetë sa më e bashkuar që t’i jepet hapësirë unifikimit në VLEN. ‘
“Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë që ASH të jetë më e bashkuar se kurrë. Ato janë procese shumë të shëndosha, procese demokratike që ne mund t’i kemi në çdo organizim edhe politik. Pra gjithsesi rruga është që Aleanca të bashkohet dhe të jemi sa më të bashkuar në një infrastrukturë që nesër do të flitet VLEN”, tha Aliu.