KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Avdyli: Votën e kam vetëm për Osmanin, kandidatja më e mirë për momentin

Avdyli: Votën e kam vetëm për Osmanin, kandidatja më e mirë për momentin

Deputeti i Guxo-s, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se në këtë fazë votën e tij do ta japë vetëm për Vjosa Osmani.

Në Debat Plus, Avdyli u shpreh i bindur se Osmani është kandidatja më e mirë që Kosova ka aktualisht për presidente.

“Votën e kam vetëm për Vjosa Osmanin në këtë fazë”, tha ai.

I pyetur nëse nuk do ta ngrinte dorën për asnjë kandidat tjetër, Avdyli u përgjigj se për momentin nuk sheh alternativë më të mirë.

“Unë po them që Vjosa Osmani është kandidatja më e mirë që e ka Kosova për momentin. Nëse ma ofron dikush një kandidat më të mirë se Vjosa Osmani, atëherë është diçka tjetër”.

“Por për momentin, duke e parë punën e saj të mirë, angazhimin e saj në të mirë të Kosovës dhe gjithë këtë përfaqësim në arenën ndërkombëtare, mendoj se është kandidatja e duhur”, deklaroi ai.

Sipas Avdylit, Osmani ka mirëmbajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo që i ka ruajtur nga dikush.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.