KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kishte thuajse një vit në detyrë”, dalin detaje të reja për policin që u kap me 1 milion euro në Merdar

“Kishte thuajse një vit në detyrë”, dalin detaje të reja për policin që u kap me 1 milion euro në Merdar

Polici i Shqipërisë, Aurel Kaziu, u arrestua një ditë më parë pasi u kap në territorin e Kosovës me një milion euro në makinë.

Pas arrestimit, ai u pezullua nga detyra.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka zbuluar detaje të reja në emisionin “Top Story” lidhur me ngjarjen. Sipas saj, Kaziu ishte në detyrë për pak më pak se një vit dhe dyshohet se është përdorur nga grupet kriminale për të transportuar paratë drejt Shqipërisë.

“I arrestuari është një polic i ri. Thuajse një vit kishte si polic. Ishte një agjent krimesh. Kishte pak kohë i fejuar, familjar. Ai mund të jetë përdorur nga grupet kriminale për transportin. I binte për rrugë tokësore nga Serbia drejt Kosovës. Pala kosovare kishte marrë informacione. U bë një kontroll me pajisje të tjera ku u zbuluan paratë”.

“As pala kosovare, as pala shqiptare nuk janë në gjendje të zbulonin nga vinin këto para. Dyshohet se janë të një grupi kriminal që vijnë në territorin shqiptar, qoftë të Kosovës, qoftë të Shqipërisë, për pastrimin e tyre”, deklaroi Bezat.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.