Presidenti amerikan, Donald Trump përsëri tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje bërthamore, ndërsa paralajmëroi se “do të ishin budallenj nëse nuk do ta bënin”.
“Sipas jush e dini, aktualisht kemi një flotë të madhe që po shkon drejt Iranit. Do të shohim çfarë ndodh. Mendoj se ata duan të bëjnë një marrëveshje. Do të ishin budallenj nëse nuk e bënin”, tha lideri amerikan për Fox Business.
“Ne e shkatërruam fuqinë e tyre bërthamore herën e kaluar dhe do të shohim nëse do të shkatërrojmë më shumë këtë herë”, shtoi 79-vjeçari, para se të përsëriste se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje – por që ajo duhet të jetë një “marrëveshje e mirë”.
“Asnjë armë bërthamore, as raketa, as kjo, as ajo, të gjitha gjërat e ndryshme që dëshiron”, vazhdoi Trump, shkruan cnn.
Presidenti javën e kaluar tha se SHBA kishte pasur “bisedime shumë të mira” me Iranin, pasi delegacione nga të dy vendet morën pjesë në diskutime indirekte në Oman të premten.
Trump do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, ndërsa burime izraelite i thanë CNN-së se Netanyahu ka ndërmend t’i paraqesë informacione të reja mbi kapacitetet ushtarake iraniane. /Telegrafi/