KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pretendohet se Epstein është gjallë, BBC verifikon të vërtetën

Pretendohet se Epstein është gjallë, BBC verifikon të vërtetën

Në rrjetet sociale po qarkullon një pretendim se dokumentet e fundit për Jeffrey Epstein sugjerojnë se ai nuk ka vdekur, por është ende gjallë.

Sipas kësaj teorie, autoritetet amerikane kishin “dije paraprake” për vdekjen e tij, duke krijuar përshtypjen se gjithçka ishte e sajuar..

BBC ka kryer verifikimin e dokumenteve dhe ka konfirmuar se këto pretendime janë të pavërteta.

Data e përmendur si “provë” në dokumentin e brendshëm të Departamentit të Drejtësisë – 9 gusht 2019, një ditë para se Epstein të gjendej i vdekur – nuk është një dokument zyrtar dhe nuk provon asgjë.

Të gjitha raportet zyrtare, përfshirë obduksionin dhe dokumentet e burgut, konfirmojnë se Jeffrey Epstein ka vdekur më 10 gusht 2019.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sqaruar se data në draft ishte një gabim administrativ dhe nuk ka lidhje me ndonjë manipulim të vdekjes së tij.

Ekspertët e BBC-së theksojnë se qarkullimi i këtyre teorive të konspiracionit është rezultat i një interpretimi të gabuar të dokumenteve jozyrtare dhe nuk ka prova që mbështesin pretendimet se Epstein është gjallë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.