Një incident që përfshinte mosmarrëveshje, dhunë dhe pengim të zyrtarëve policorë është raportuar në rrugën “Nëntë Jugoviqët” në Shtërpcë, pak para mesnatës.
Sipas policisë, fillimisht bëhet fjalë për një mosmarrëveshje verbale mes dy personave të dyshuar.
Situata ka eskaluar gjatë ndërhyrjes së policisë, kur një person i tretë i dyshuar ka penguar zyrtarët në përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll.
Të tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku është konstatuar se ndodheshin nën ndikimin e alkoolit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “lëndim trupor” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/