KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Sky Ferreira akuzon Charli XCX për përdorim të demove të saj të papublikuara

Sky Ferreira akuzon Charli XCX për përdorim të demove të saj të papublikuara

Sky Ferreira, bashkëpunëtore e Charli XCX, pretendon se disa pjesë të albumit të fundit të këngëtares, Wuthering Heights, bazohen në demo-t e saj të papublikuara.

Në rrjetet sociale, Ferreira, 33 vjeç, shkroi: “Kam prova për gjithçka. Dikush më dërgoi llogarinë e tij X. Kam punuar shumë gjatë viteve dhe artisti juaj i preferuar regjistron këngët e mia të vjetra”.

Ajo shtoi se ndihej e lodhur dhe poshtëruar nga situata, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë punën e saj pa ndërhyrje të panevojshme: “Nuk dua të ngacmohem. Njerëzit nuk interesohen për të vërtetën; bëhet fjalë për rrëfime më emocionuese. Jam e lumtur që mund të vazhdoj jetën time”.

Albumi, i publikuar në shkurt, përfshin kolona zanore për adaptimin e romanit të Emily Brontë, me aktorët Margot Robbie dhe Jacob Elordi, shkruan DailyMail.

Ferreira pretendon se të paktën dy nga këngët bazohen në demot e saj të padëgjuara më parë.

Ekipi i menaxhimit të Charli XCX reagoi, duke sqaruar: “Përpara publikimit të Wuthering Heights, u krye një proces standard rishikimi për materialet arkivore dhe regjistrimet demo.

Të gjitha kreditet dhe ndarjet e këngëve u finalizuan dhe u miratuan zyrtarisht nga të gjitha palët përkatëse”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.