KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Persona të panjohur i marrin një qytetari mijëra euro në Prishtinë

Persona të panjohur i marrin një qytetari mijëra euro në Prishtinë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet.

Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 05:13 të së dielës, persona të panjohur dyshohet se i kanë vjedhur një qytetari kosovar një shumë të konsiderueshme parash të gatshme.

Viktima kishte deklaruar se paratë i mbante në çantën e tij në momentin e incidentit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë, katër femra dhe dy meshkuj, të gjithë shtetas të huaj, të cilët ndodheshin në shoqërinë e ankuesit në kohën kur dyshohet se ka ndodhur vjedhja.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. Rasti është ende në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.