KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapet me municion dhe pajisje të dyshimta në Kllokot, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Kapet me municion dhe pajisje të dyshimta në Kllokot, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një person është ndaluar nga policia në mbrëmje në Kllokot, pasi gjatë një kontrolli rutinë i janë gjetur municion dhe pajisje të tjera të dyshimta në veturën e tij.

Sipas njoftimit, rreth orës 21:00, njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë të tipit “Passat” me targa vendore, të cilën e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit, para ulëses së pasagjerit janë gjetur dhe sekuestruar 50 copë municion shkollor të kalibrit 9 mm, si dhe dy radiolidhje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar, ndërsa rasti është iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe vazhdon në procedurë të rregullt.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.