Një sistem i mbrojtjes ajrore Patriot, i njohur për aftësitë e avancuara për të interceptuar raketat balistike, raketat kryqëzuese dhe aeroplanët, ka arritur me sukses ta kap një raketë hipersonike ruse ‘Zircon’ mbi Kiev.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe janë shpërndarë më gjerë.
Sistemi Patriot, i zhvilluar nga kompania amerikane Raytheon, përdor radarin e avancuar dhe raketat e tij PAC-3 për të identifikuar, ndjekur dhe shkatërruar objektet që paraqesin kërcënim nga ajri.
Ky interceptim tregon efektivitetin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore në mbrojtjen e qyteteve kundër kërcënimeve të sofistikuara si raketat hipersonike.
Ndërkohë, sulmi vjen në një kohë kur pritet të vazhdojnë bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë drejt armëpushimit.
Ndryshe, Rusia gjatë fundjavës së kaluar kishte pranuar një armëpushim disa ditor duke u zotuar se nuk do të sulmojë vetëm infrastrukturën energjetike. /Telegrafi/