Një shofer në Irlandë ishte vetëm pak sekonda larg një aksidenti të rëndë pasi u detyrua të shmangte një lopë.
Siç edhe shihet në pamjet që janë bërë virale, lopa u hodh papritur mbi barrierën qendrore dhe doli në korsinë e kundërt të autostradës pranë Rochfortbridge.
Ngjarja ndodhi të enjten, më 22 janar, duke shkaktuar panik te drejtuesit e automjeteve.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe ndaluan përkohësisht qarkullimin në të dyja drejtimet.
Policia dhe ekipet ndihmëse u përpoqën të paralajmëronin shoferët dhe të mbanin nën kontroll situatën.
Të paktën dy lopë të mëdha u larguan nga autostrada pa raportime për të lënduar. /Telegrafi/