KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Macja e zhdukur prej dy javësh gjendet e bllokuar brenda një muri në shtëpinë e pronarëve të saj

Macja e zhdukur prej dy javësh gjendet e bllokuar brenda një muri në shtëpinë e pronarëve të saj

Një mace e zhdukur prej dy javësh është shpëtuar në mënyrë dramatike nga zjarrfikësit në Cork të Irlandës, pasi u gjet e bllokuar brenda një muri në shtëpinë e pronarëve të saj.

Sipas Cork City Fire Brigade, telefonata për ndihmë erdhi rreth orës 4 të mëngjesit, kur familjarët dëgjuan mjaullimat e maces që kërkonte ndihmë nga brenda murit.

Ekipet e emergjencës përdorën një kamerë termike për të përcaktuar saktësisht vendndodhjen e saj.

Pas identifikimit të pozicionit, zjarrfikësit hapën një vrimë në mur dhe arritën ta nxjerrin macen të sigurt.

“Jemi të lumtur të raportojmë se ajo u nxor pa lëndime dhe u ribashkua me pronarët e saj shumë të lehtësuar dhe të lumtur”, thuhej në njoftimin e tyre në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.