KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shtëpia e Bardhë: Do ta godasim ashpër Iranin nëse Teherani nuk dëshiron paqe

Shtëpia e Bardhë: Do ta godasim ashpër Iranin nëse Teherani nuk dëshiron paqe

Duke u fokusuar tek negociatat për të vënë një fund të mundshëm të konfliktit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt nuk ka lënë vend për dyshime.

Ajo thekson se Donald Trump dëshiron paqe, por paralajmëron se nëse Irani refuzon të pranojë se është mundur, presidenti amerikan nuk do të ngurrojë të përdorë të gjithë fuqinë e tij.

“Presidenti Trump nuk bën kurrë blof. Ai është i përgatitur të shpërndajë ferrin”, tha Leavitt.

“Irani nuk duhet të bëjë sërish gabime. Pas gabimit të tyre të fundit, ata humbën udhëheqjen e lartë, marinën, forcën ajrore dhe sistemin e mbrojtjes ajrore. Ky është një paralajmërim i qartë se çdo veprim i mëtejshëm agresiv do të ketë pasoja të rënda”, shtoi ajo.

Leavitt gjithashtu nënvizoi se çdo dhunë shtesë do të jetë rezultat i refuzimit të regjimit iranian për të kuptuar seriozitetin e situatës “çdo veprim i tyre që tejkalon kufijtë aktualë nuk do të jetë rastësi. Ai do të jetë pasojë e mospranimit të realitetit dhe e vendosmërisë sonë për të mbrojtur interesat dhe sigurinë globale”.

Mes paralajmërimeve të forta, Leavitt përsëriti mesazhin kryesor – Trump është i vendosur për paqe, por për ata që nuk respektojnë rregullat, pasojat mund të jenë më të rënda se kurrë më parë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.