KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Minçev: Zbatimi i proceseve reformuese është çelësi për integrimin evropian të Maqedonisë

Minçev: Zbatimi i proceseve reformuese është çelësi për integrimin evropian të Maqedonisë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, u takua me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Valentina Superti, në margjinat e takimit të 14-të të Grupit të Posaçëm të Punës për Reformën e Administratës Publike, i cili mbahet për herë të parë në Bruksel, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Administratës.

Në takim, siç theksojnë nga atje, u diskutua progresi i Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformës së administratës publike, si dhe hapat e ardhshëm drejt harmonizimit të sistemit kombëtar me standardet evropiane. Theks i veçantë u vu në zbatimin e proceseve të reformave të nisura, profesionalizimin e administratës, forcimin e sistemit të bazuar në meritë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët.

“Reforma e administratës publike është një nga shtyllat kryesore në procesin e integrimit evropian të vendit. Në periudhën e kaluar, kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm ligjorë dhe institucionalë, dhe në fazën tjetër, prioriteti ynë është zbatimi i tyre konsistent dhe efektiv, me qëllim ndërtimin e një administrate moderne, profesionale dhe jopartiake”, theksoi Ministri Minçev.

Fokusi ishte gjithashtu në Draftin e Udhërrëfyesit për Reformën e Administratës Publike, i cili u përafrua më tej me Komisionin Evropian, Axhendën e Reformës 2024–2027 dhe rekomandimet e raportit SIGMA gjatë viteve 2024 dhe 2025. Udhërrëfyesi, i miratuar nga Qeveria në nëntor 2025, përcakton prioritetet kryesore për modernizimin e administratës publike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.