Njëzet persona dyshohen për krim financiar, gjegjësisht se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit rreth 4.8 milion euro.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj tyre kërkon caktim të masave të paraburgimit dhe masa kujdesi.
Në aksionin e kryer mbrëmë deri në orët e vona ishin bastisur 16 lokacione dhe janë gjetur dhe marrë dokumente fiktive, mjete financiare, armë, vula të rrejshme të subjekteve juridike, ndërsa personat e dyshuar janë siguruar për organet e rendit.
I dyshuari i parë, shtetas serb dhe pronar dhe drejtues i dy subjekteve juridike, së bashku me dy zyrtarë të DAP-it- Qendra Rajonale Shkup, gjatë vitit 2023 kanë formuar grup me qëllim kryerjen e veprave penale evasion fiscal, mashtrim financiar, larje parash dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Gjatë viteve 2023-2025, në grup janë bashkangjitur edhe pronar, drejtues dhe të punësuar tjerë të subjekteve juridike në Shkup dhe Gjevgjeli.