Një fluturim i Delta-s me destinacion Atlanta, Georgia, u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar Savannah/Hilton Head vetëm pak minuta pas ngritjes, të dielën.
Administrata Federale e Aviacionit konfirmoi se Fluturimi 1067 i Delta-s pësoi një defekt që përfshinte motorin e majtë pas nisjes nga Savannah/Hilton Head rreth orës 6:45 pasdite.
Dhe problemi me motorin thuhet se shkaktoi një zjarr në bar pranë pistës.
Delta konfirmoi incidentin në një deklaratë për Fox News Digital.
“Fluturimi 1067 i Delta-s nga Savannah për në Atlanta u kthye në aeroport menjëherë pas ngritjes së të dielës në mbrëmje, pas një problemi mekanik me motorin e majtë të avionit”, tha linja ajrore.
“Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe u prit nga ekipet e reagimit të aeroportit. Pasagjerët zbritën normalisht në portë”.
Siç bëhet e ditur më tej, në bord kishte 179 pasagjerë, dy pilotë dhe katër asistentë fluturimi dhe për fat të mirë nuk u raportuan të lënduar.
Pas kësaj, disa agjenci zjarrfikëse iu përgjigjën “aksidentit” duke shkuar në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/